Zyrtare: Anësori dardan, Zymer Bytyqi nënshkruan me gjigantin grek
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, ka kompletuar kalimin në gjigantin grek, Olympiakos, nga Konyaspori.
26-vjeçari i lindur në Belgjikë pati paraqitje të mira në kampionatin turk, ku në sezonin aktual u paraqit në 23 ndeshje dhe shënoi një gol e tre asiste.
Detajet e transferimit te gjiganti grek ende nuk janë mësuar.
🔴⚪ Ζούμερ Μπούτουτσι, καλώς όρισες στον Ολυμπιακό! / 𝑾𝒆𝒍𝒄𝒐𝒎𝒆 to Olympiacos @ZymerB! #Olympiacos #Welcome #Transfer #Bytyqi #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/mPi7uuqj8O
— Olympiacos FC (47🏆) (@olympiacosfc) January 31, 2023
Futbollisti dardan hapat e parë në karrierë i nisi në Norvegji, për të vazhduar më pas në Suedi, ku nënshkroi kontratën e parë profesionale dhe që nga atëherë karriera e tij ka pasur vetëm rritje.
Në Konyaspor u transferua në janar të vitit 2021 dhe gjithsej ka bërë 83 paraqitje, duke shënuar 11 gola dhe 15 asistime.
Bytyqi deri në U21 ka përfaqësuar kombëtaren norvegjeze, pastaj erdhi në Kosovë dhe deri më tani me Kombëtaren A ka bërë 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol.