Ylli i Newcastles akuzohet se drejtoi veturën i dehur, do të paraqitet në gjykatë në fund të muajit - NACIONALE

Ylli i Newcastles akuzohet se drejtoi veturën i dehur, do të paraqitet në gjykatë në fund të muajit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Newcastle United, Joelinton, do të dalë para trupit gjykues në fund të muajit janar, pasi ai është i akuzuar për drejtim të veturës në gjendje të dehur.

26-vjeçari u kap nga policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes ku më pas u arrestua nga efektivët.

Joelinton has been charged by police with drink-driving

Policia e mbretërisë së Northumbrias ka deklaruar se braziliani u zbulua se ishte duke vozitur ndërsa kalonte kufirin e përcaktuar të alkoolit.

Një zëdhënës policie për media tha: “Pak para orës 01:20 të mëngjesit të sotëm [të enjten] oficerët tërhoqën një veturë në zonën e rrugës Ponteland të Newcastles dhe arrestuan pasagjerin.

“Që nga ajo kohë, Joelinton Casio, 26 vjeç, nga Ponteland, është akuzuar ndërsa drejtonte veturën mbi kufirin e përcaktuar për alkool. Ai do të paraqitet para trupit gjykues në Newcastle më 26 janar.”

Joelinton was arrested by police in the early hours of Thursday morning

Paraqitja e tij në gjykatë do të vijë vetëm disa ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të kupës Carabao, ku laraskat do të takohen me Southamptonin.

Sipas mediave, trajneri, Eddie Howe dhe zyrtarët e skuadrës angleze janë në dijeni të incidentit, por nga klubi nuk janë të përgatitur të komentojnë mbi këtë çështje në këtë fazë.

Joelinton, i cili mbërriti në St James' Park si sulmues për 44 milionë euro në verën e vitit 2019, është bërë i rëndësishëm për klubin nën udhëheqjen e Howes.

Joelinton: Newcastle United midfielder charged with drink driving and faces court hearing this month | UK News | Sky News

Howe e ka zhvendosur lojtarin nga sulmi në mesfushë, me ish-lojtarin e Hoffenheimit që lulëzon në rolin e tij.

Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar e panë atë të fitojë çmimin e lojtarit të sezonit te Newcastle.

Ai ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer edhe në këtë sezon, ku ka shënuar tre gola dhe po aq asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Joelinton ishte në listën e shënuesve në fitoren e së martës në çerekfinalen e kupës Carabao kundër Leicesterit, për të çuar skuadrën në gjysmëfinale kundër Southamptonit.

Joelinton scored in Newcastle's most recent outing, a Carabao Cup win over Leicester

Kjo është hera e parë në 47 vitet e fundit që Newcastle arrin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Lajme të ngjashme