Ylli i Man Cityt kritikon gjyqtarin për vendimin: Goli i parë ishte shaka, nuk duhej të pranohej - NACIONALE

Ylli i Man Cityt kritikon gjyqtarin për vendimin: Goli i parë ishte shaka, nuk duhej të pranohej

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji, ka thënë se goli i parë i Manchester Unitedit ishte shaka se si u pranua dhe se gjyqtari ra pre e presionit të vendasve.

Djajtë e Kuq u rikthyen nga rezultati 1:0 për të mposhtur rivalët Manchester City në derbin e së shtunës. Jack Grealish shënoi golin e parë të ndeshjes, përpara se Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford të gjenin rrjetën për Manchester United, për rezultatin përfundimtar 2:1.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 78-të me anë të Bruno Fernandesit, gol që ngjalli polemika pasi Marcus Rashford ishte duke vrapuar në pozicion jashtë loje ndërsa ndiqte pasimin e Casemiros. Ndërsa Rashford nuk e preku topin dhe e lejoi portugezin të gjuante.

Manuel Akanji Manchester City

Manuel Akanji, i cili po e mbulonte lojtarin, besoi se sulmuesi ndërhyri në aksion dhe kështu goli nuk duhej të qëndronte.

Duke folur pas ndeshjes, Akanji tha: "Goli i parë është shaka që lejohet. Rashford është qartësisht në pozitë jashtë loje. E kuptoj që ai nuk e prek topin, por vrapon për 30 metra duke e ndjekur dhe më pas ndalon, sepse Bruno vjen pas tij. Gjyqtari duhet të paktën të shikojë situatën. Ndoshta presioni i ka ardhur nga turma vendase në stadium, prandaj ai vendosi ta pranojë golin."

Pas fitores së tyre të madhe në derbin e Manchesterit, lojtarët e Erik ten Hag tani kanë 38 pikë nga 18 ndeshje, një pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolës. Ata janë gjithashtu vetëm gjashtë pikë larg Arsenalit në krye të tabelës – me të cilin përballen fundjavën e ardhshme, por që topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bruno Fernandes Manchester United Manchester City Premier League

Qytetarët të dëshpëruar nga rezultatet e fundit do të tentojnë të kthehen te fitoret kur të përballen me Tottenhamin këtë të enjte.

Lajme të ngjashme