Këndellet Man Unitedi, Bruno Fernandes barazon rezultatin
Manchester United ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Manchester Cityt në "Old Trafford".
Pas një aksioni të shpejtë, ishte mesfushori sulmues Bruno Fernandes që pasi mori një pasim të bukur nga Casemiro, shënoi në portën e Edersonit.
Fillimisht goli nuk u pranua shkaku që Marcus Rashford ishte pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të VAR-it u vërejt se anglezi nuk e kishte prekur topin.