Guardiola: Rashford ishte pozitë jashtë loje, nuk më intereson nëse nuk e fitojmë Premierligën
Trajneri Pep Guardiola ka lavdëruar lojtarët për paraqitjen ndaj Man Unitedit, kurse mendon se goli i Bruno Fernandes nuk duhej të pranohej shkaku që Marcus Rashford ishte pozitë jashtë loje.
“Djajtë e Kuq” fituan me përmbysje nga 0:1 në 2:1 në “Old Trafford" për të arkëtuar pikët e plota dhe i afrohet vetëm një pikë larg Cityt.
Për “BT Sports”, Guardiola deklaroi se City ka bërë paraqitje të mirë, por tani fokusi duhet të jetë te Tottenhami.
"Ndeshja ishte shumë e mirë. Luajtëm vërtetë mirë, por e uroj skuadrën. Jam krenar që erdhëm këtu dhe luajtëm me këtë personalitet".
"Sot ne u paraqitem mirë. Tani të mos shqetësohemi se cfarë ndodhi te goli i parë, të fokusohemi për Tottenhamin që do të përballemi pas disa ditëve".
Tutje, tekniku katalunas nënvizoi se goli i Rashfordit nuk duhej të pranohej, por mbrojti arbitrin duke shtuar se është vështirë të merren këso vendimesh në “Old Trafford”.
"Rashford ishte pozitë jashtë loje, ai e pengoi portierin dhe mbrojtësit tanë".
"E dimë se kur luajmë këtu (Old Trafford), për arbitrat nuk është e lehtë".
I pyetur nëse do ta humbë titullin e Premierligës, Guardiola theksoi se nuk i intereson pasi ka fituar plotë.
"Nuk më intereson nëse nuk e fitojmë Premierligën ose Carabao Cup. Kemi fituar shumë".
Man City është pesë pikë prapa Arsenalit në pozitën e dytë në tabelë, por “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Tottenhamit.