Ylli i Chelseas i përgjigjet Real Madridit: E ardhmja ime është në Stamford Bridge
Mbrojtësi i Chelseas, Reece James, ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar pas paraqitjeve fantastike në sezonin e fundit. Ai së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi, por vet lojtari ka thënë se e ardhmja ime është në Stamford Bridge.
Gjatë muajit prill u raportua se ‘Mbretërit’ u interesuan për lojtarin duke pyetur Chelsean për lojtarin, por të kaltrit hezituan në çdo rast ta shesin një nga lojtarët më të mirë të klubet, ndërsa tani ka thyer heshtjen vet lojtari.
Çfarë tha Reece James për të ardhmen e tij?
James tani është në parapërgatitje me skuadrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atje gjatë një prononcimi ka mbyllur dyert për çfarëdo lëvizje të mundshme, pasi me Chelsean ka një lidhje më të fortë se vetëm lojtar-klub.
“E ardhmja ime është në Chelsea. Jam rritur si tifoz i kësaj skuadre, dhe siç e dini emri im doli në pah duke luajtur për këtë skuadër. Një skuadër që gjithmonë e kam përkrahur dhe nuk shoh diçka që duhet të ndryshohet. Luaj për Chelsean dhe e shijojë në maksimum. Në pamje të parë nuk ka aq shumë ndryshime në lojtarë apo udhëheqësi. Dua të fitojë çdo garë me këtë skuadër dhe të jap më të mirën time në çdo ndeshje. Nuk shoh ndonjë arsye që nuk mund ta bëjmë këtë.”

A mundet Chelsea të konkurrojë Liverpoolin dhe Manchester Cityn në garën për titull?
22-vjeçari pati një fillim shumë të mirë me Chelsean në sezonin 2021/22, duke shënuar një-herë dhe asistuar dy-herë në tri ndeshjet e para në Premierligë. Ai e ndihmoi Chelsean të konkurrojë për titull deri kur erdhi lëndimi i rëndë për të në muajin janar dhe mungoi për një kohë të konsiderushme.
Në kohën kur i vyente pak gaz më shumë për t’i dhënë që t’i konkurrojë ‘Qytetarët’ dhe të kuqtë, Chelsea pati edhe lëndime tjera por sipas James kjo mund të ndryshojë nëse ata qëndrojnë fit në sezonin e ri 2022/23.
“Sigurisht që mund të luftojmë për titull kampioni. Vitin e kaluar patëm disa lëndime. Unë dhe disa tjerë qëndruam për shumë kohë jashtë fushave të blerta dhe kjo e afektojë rrugëtimin e skuadrës. Deri në krishtlindje ne ishim të parët, pastaj ndërroi gjithçka. Këtë sezon nëse qëndrojmë fit dhe të shëndetshëm, nuk ka arsye pse mos të konkurrojmë dhe do të jemi aty.”


