Ylli brazilian i Manchester Unitedit do të kthehet në Angli ku do të flasë me policinë pasi akuzohet për dhunë
Anësori brazilian i Manchester Unitedit, Antony, ka vendosur të kthehet në Angli, ku do të flasë me policinë për akuzat që rëndojnë mbi të.
Brazilianit i është dhënë një periudhë e pacaktuar mungese pas akuzave shqetësuese nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavalin.
Rasti aktualisht është duke u hetuar nga policia në Sao Paulo dhe Manchester.
“The Sun” raporton tani se anësori është gati të kthehet në Angli nga Brazili dhe do të mohojë të gjitha pretendimet.
Cavalin e ka akuzuar Antonin për dy sulme të veçanta, ndërsa akuza të tjera kanë ardhur nga dy gra të tjera, Rayssa de Freitas dhe Ingrid Lana.

Antony ka pohuar vazhdimisht se ai është i pafajshëm dhe se të gjitha takimet me gratë e përfshira ishin konsensuale.
Anësori thuhet se është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë, pasi raporti citon një burim që pretendon se lojtari është i gatshëm të dorëzojë telefonin e tij celular në polici nëse është e nevojshme.
Ai u shfaq në televizion në Brazil për të dhënë një intervistë, duke këmbëngulur për pafajësinë e tij dhe tani do të takohet me policinë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa hetimi ndaj tij vazhdon.
