Antony akuzohet për dhunë familjare, lëndime trupore dhe kërcënim nga ish e dashura
Anësori i Manchester Unitedit, Antony, akuzohet për dhunë familjare, lëndime trupore dhe kërcënim nga ish e dashura e vet në Brazil.
Ylli i Manchester Unitedit Antony përballet me akuza për dhunë familjare nga ish-partnerja e vet në vendlindjen e vet Brazil.
Mediat braziliane raportojnë se Gabriela Cavallin, e cila ishte në lidhje dashurie me 23-vjeçarin në vitin 2022, ka bërë kallëzim penal ndaj tij në Sao Paulo.
Ajo pretendon të jetë sulmuar nga Antony më 20 maj – një ditë në të cilën përfaqësuesi i Brazilit ishte pjesë e skuadrës së Unitedit për një ndeshje të Premierligës kundër Bournemouth në Vitality Stadium.
Në kallëzimin e saj janë përfshirë edhe fotografi të dëmtimit të saj dhe mesazhe kërcënuese. Raportohet se në të kaluarën Cavallini kishte diskutuar për sjelljet agresive të Antony.
Cavallini kërkon nga autoritetet braziliane të ndërmarri masa mbrojtëse menjëherë derisa të mblidhen prova të reja për këtë rast.
Mediat në Brazil raportojnë se Antoni ishte në lidhje me këtë grua gjatë vitit 2022. Cavallini kishte zbuluar në rrjetet sociale në korrik 2022 se kishte abortuar kur po priste fëmijën e parë me Antony.
Antony, përfaqësuesit e tij apo Manchester Unitedi ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.