Xavi i zhgënjyer me humbjen ndaj Bayern Munich pasi thotë se Barcelona ishte skuadra më e mirë - NACIONALE

Xavi i zhgënjyer me humbjen ndaj Bayern Munich pasi thotë se Barcelona ishte skuadra më e mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ndjenë se skuadra e tij meritoi të kthehej nga udhëtimi në Gjermani me tre pikë, pavarësisht se pa djemtë e tij të humbnin 2:0 ndaj Bayern Munich në Allianz Arena.

Ishte një mbrëmje zhgënjyese për të gjithë me tërë atë përpjekje të Barcelonës, pasi ata ndoshta ishin për të ardhur keq që u larguan duarbosh nga Allianz Arena. Këto ishin sigurisht mendimet e trajnerit katalunas pasi ai nuk u përmbajt në intervistën e tij pas ndeshjes.

Çfarë tha Xavi?

Duke folur për Movistar TV, Xavi pas ndeshjes tha: “Jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer. Nuk më pëlqen të humbas - dhe ne nuk e merituam atë. Mendoj se ishim më të mirë, i dominuam ata. Ne bëmë gjashtë apo shtatë raste të mëdha për gol por i humbëm dhe Bayerni e shfrytëzoi rastin e tyre në mënyrën më të mirë.”

Ai vazhdoi duke thënë se nuk duhet që të lejohet kundërshtari aq lehtë të shënojë gol, sidomos nga një goditje këndi dhe pasi që loja ishte në duart e skuadrës së tij.

"Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet rivali ynë të shënojë nga një gabim në një goditje nga këndi kur ne e kemi ndeshjen nën kontroll. Ose të shënojë përmes një kundërsulmi. Ne duhet të mësojmë nga këto gabime. Nuk mund t'i lejojmë që këto raste të na dëmtojnë dhe humbin mundin e minutave tjerë të mira në fushë."

Xavi Barcelona Bayern Munich 2022-23

Për fund trajneri spanjoll tha se është i inatosur se po largohet me humbje edhe pse ishte një natë për të fituar, por sidoqoftë ai ka thënë se është krenar me skuadrën e tij.

"Unë po largohem nga këtu shumë me inat sepse kjo ishte një natë për të fituar. Por sidoqoftë, ndihem krenar për ekipin. Megjithatë, bëhet fjalë për fitoren dhe ne do të duhet të konkurrojmë më mirë në momente vendimtare si në rastin e dy golave dhe të jemi më efektivë kur krijojmë shanse”.

Skuadra nën urdhrat e Xavit

Kur Barcelona u mund nga Bayern Munich sezonin e kaluar, në të dyja rastet ata e meritonin plotësisht humbjen e tyre 3-0.

Robert Lewandowski Pedri Marcos Alonso Barcelona Bayern Munich 2022-23

Puna e mirë e Xavit me skuadrën – pavarësisht rezultatit – bënë që ata të ndihen të mërzitur që kanë humbur në shtëpinë e kampionëve gjermanë me tërë ato raste të mira shënimi të krijuara.

Ishte një fillim i mirë për Xavin e Barcelonën në dy frontet deri më tani. Ata gjenden vetëm pas Real Madridit në ligën spanjolle dhe gjithashtu është janë ende në pozitë të mirë për të vazhduar tutje për në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pasi që pas dy ndeshjeve gjendet në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Interin, ku dy ndeshjet e ardhshme në këtë garë takohen me zikaltrit, për të mësuar pak a shumë rrjedhën në grupin e vdekjes.

Lajme të ngjashme