Xavi i pakënaqur me presionin mbi gjyqtarët në La Liga
Trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk po i pëlqen aspak presioni që u bëhet gjyqtarëve në La Liga, pasi pa pasojat nga një fitore e madhe me rikthim nga Real Madrid ndaj Almerias.
Real Madridi përfitoi nga tre ndërhyrje të VAR në fitoren 3:2 ndaj Almerias, me klubin e fundit në renditje të ligës spanjolle që pretenduan se ishin 'grabitur' në Santiago Bernabeu.
Këto vendime rihapën debatin rreth kanalit televiziv të Madridit që transmetonte video që theksonin thirrjet e diskutueshme të gjyqtarëve përpara çdo ndeshje.
“Unë besoj në ndershmërinë e gjyqtarëve, por nuk më pëlqen presioni nën të cilin ata janë”, tha Xavi në një konferencë shtypi përpara çerekfinales së Kupës së Mbretit të mërkurën kundër Athletic Bilbaos.

“Gjithçka tjetër është një pyetje për vetë gjyqtarët, ata do ta dinë nëse [transmetimet e Madridit] i kushtëzojnë ata apo nëse ndihen nën presion nga videot. Tani, më në fund, ata japin disa konferenca shtypi. Pra pyesni RFEF [Federata Spanjolle e Futbollit]. Pyetni [kreun e gjyqtarëve] Luis Medina Cantalejo për audiot [VAR].
"Preferoj të flas për futbollin: si mund të sulmojmë prapa? Si mund t'i gjejmë hapësirat? Nëse po më pyesni për ndonjë gjë tjetër, ju e dini mendimin tim, shikoni arkivat. Të gjithë e keni parë dhe dëgjuar. Nga aty analizoni vetë se çfarë ka ndodhur. Gjykoni vetë dhe jam i sigurt se do të kemi të njëjtin mendim."

Real Madridi arriti që nga rezultati 2:0 ta përmbyste për të mposhtur Almerían me gjyqtarin që u akordoi atyre një penallti për lojë me dorë, duke mos lejuar një gol të Almerías dhe duke lejuar barazimin me golin e Vinícius Júnior, i prekur me krah. Të tre vendimet u morën pas përdorimit të monitorit nga ana e gjyqtarit kryesor.