Wijnaldum çdoherë e më pranë Romës, marrëveshja pritet të mbyllet nesër - NACIONALE

Wijnaldum çdoherë e më pranë Romës, marrëveshja pritet të mbyllet nesër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gini Wijnaldum është emri kryesor që Josè Mourinho ka në listën e vet për t'u përforcuar në mesfushë. Kalimi i mesfushorit holandez te Roma pritet të definohet nesër.

Mesfushori 31-vjeç, Wijnaldum, më nuk dëshiron të jetë pjesë e PSG. Në kokën e tij është fiksuar vetëm transferimi te Roma, pasi kjo e fundit ka shprehur interesim për të.

Klubi italian ka nevojë emergjente që t'ia bashkojë një lojtar tandemi në mesfushë Maticit. Vetë Mourinho gëzon një respekt të madh për Wijnaldum. Kjo është arsyeja pse ai këmbëngul që ta transferojë atë.

Edhe PSG duket se po bindet që më nuk ka parakushte të mëdha që të vazhdojë një bashkëpunim edhe ashtu i nisur me shumë peripeci dhe vështirësi, siç është ai mes klubit francez dhe Wijnaldumit.

Nesër Roma pritet t'u japë epilog negociatave për Wijnaldum

Në fakt, dita e sotme ka mundur të jetë vendimtare nga këndvështrimi i negociatave mes dy klubeve. Sido që të jetë, gjatë mbrëmjes nuk erdhi tymi i bardhë.

Sipas eksperitit të transferimit të lojtarëve, Gianluca Di Marzio, sot janë shënuar hapa të rëndësishëm, që bëjnë që Roma të jetë besimplotë se mund t'i mbyllë me sukses negociatat për Wijnaldum.

Një dritë jeshile e tillë prite të vijë gjatë ditës së nesërme, edhe pse, siç raporton Di Marzio, asgjë s'ka të programuar, por shpresat e drejtuesve të klubit italian dërgojnë në atë drejtim.

Ai pritet t'i bashkohet skuadrës së Mourinhos në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Fakti që trajneri portugez e pëlqen si profil mesfushori, ka shtyrë atë që të bëjë presion karshi drejtuesve të klubit parisien që ta lirojnë sa më parë, për ta filluar të re në Serie A.

Mesfushori i Kombëtares së Holandës po pritet me një eufori të theksuar nga tifozët e Romës, të cilët kanë nisur të ëndërrojnë edhe për titullin kampion - edhe pse një gjë e tillë akoma objektivisht nuk është ambicia që mund ta synojë skuadra "verdhekuqe".

Lajme të ngjashme