Abraham aspak xheloz për Dybalan, thotë se Roma mund të ketë dy mbreta
Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, është kundërpërgjigjur në fjalët se ai është i mërzitur se mund ta humbë vendin e titullarit te Roma, me ardhjen e Dybalas. Ai ka thënë se në skuadër ka vend për të gjithë dhe mbi të gjitha verdhekuqtë mund të kenë ‘dy mbreta’ në formacionin titullar.
Skuadra italiane nënshkroi me Paulo Dybalan që erdhi si lojtar i lirë, dhe pritët që të bëhet ylli i skuadrës së Jose Mourinhos, por Abraham insiston se në kryeqytetin italian mund të jenë ‘Dy mbreta’.
Sulmuesi anglez, është i gatshëm ta mirëpres ish-lojtarin e Juventusit në Stadio Olimpico dhe beson se nënshkrimi me të provon se Roma është ambicioze në këtë sezon.
Çfarë thotë Abraham për Dybalan?
I pyetur se a është xheloz që tani në skuadër është edhe Dybala, Abraham për Corriere dello Sport, tha: ”Jo, ka vend për dy mbreta.”

Ai shtoi tutje se është privilegj të kesh në skuadër lojtar të atij niveli.
“Është privilegj për ne të kemi në skuadër një lojtar të tillë, i nivelit aq të lartë. Kjo do të thotë shumë për skuadrën dhe tifozët tanë, jemi duke ndërtuar një skuadër të profilit të lartë, me projekt të qartë.”
Synimi i Abrahamit, triumfi në Ligën e Kampionëve me Romën
24-vjeçari iu bashkua Romës nga Chelsea një vit më parë, duke shënuar 17 gola në sezonin e tij debutues në kampionatin italian, me skuadrën e Mourinhos që përfundoi si e gjashta në tabelë.
Përfaqësuesi i Kombëtares angleze shpreson se do të arrijnë një vend për Ligën e Kampionëve në këtë sezon dhe pas një viti të kenë një vit më të suksesshëm.
“Mendoj rreth punës dhe rritjes sime në futboll. Sezonin që kaloi ishte i mirë, por synimi ynë që viti tjetër të jetë më i mirë e kështu vit pas viti. Shpresojë të kemi vitin më të mirë të mundshëm.”

“Sigurisht, ne duam të bëjmë më mirë se sezoni që kaloi dhe të kthehemi në top katërshe. Ky është synimi jonë i qartë.”
Për fund ai shtoi: “Është e drejtë që tifozët tanë të ëndrrojnë suksesin. Për mua, siç e thashë dua të fitojë trofe, e dua titullin kampion, nëse do thosha ndryshe do të gënjeja, edhe skuadra e dëshiron. Ne do të bëjmë matematikat tona. Fitova sezonin që shkoi në Ligën e Konferencës, ashtu siç shpresova dhe dua të vazhdoj kështu të fitojë.”
