Whyte i reagon ashpër Tyson Furyt: Mbylle gojën e madhe dhe lufto kundër Joshuas - NACIONALE

Whyte i reagon ashpër Tyson Furyt: Mbylle gojën e madhe dhe lufto kundër Joshuas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dillian Whyte thotë se Tyson Fury duhet ta “mbyllë gojën e madhe” nëpër rrjetet asociale dhe të lejojë vazhdimin e bisedimeve për luftën britanike me Anthony Joshuan.

Fury ka deklaruar në rrjetet sociale se nuk do të ndodhë lufta mes tij dhe Joshuas, pasi ky i fundit nuk e kishte nënshkruar kontratën brenda afatit të vendosur nga kampioni i WBC-së të hënën deri në orën 17:00.

Por Whyte beson se Fury i ka ndryshuar planet me reagimet publike dhe e ka këshilluar të heshtë derisa bisedimet të vazhdojnë mes palëve.

Boxing: Dillian Whyte has been waiting a long time for fight with Fury | Marca

“Ai (Fury) duhet të qetësohet patjetër. Mënyra se si ai bën bisedime për biznes gjithmonë nëpër rrjetet sociale duke bërtitur dhe duke i quajtur njerëzit të pastrehë. Unë nuk jam adhurues as i Anthony Joshuas, nuk më pëlqen asnjëri prej tyre”, tha Whyte për Sky Sports.

“Ai duhet thjesht ta mbyllë gojën e madhe dhe të mos flasë më. Nganjëherë ia vlen të jesh i durueshëm për një luftë të madhe”.

Dillian Whyte in talks with three major networks ahead of boxing comeback | PlanetSport

“Nëse ai dëshiron që lufta të ndodhë, duhet të jetë i durueshëm, sepse bëhet fjalë për shumë para dhe shumë gjëra, prandaj duhet kohë”, shtoi ai.

Fury i ofroi mundësi Joshuas të luftojë për titullin e kampionit të botë në kategorinë e rëndë në WBC, dhe vonesat e tij për ta nënshkruar marrëveshjen duket se do të bëjnë që të dështojë sërish lufta e shumëpritur britanike mes tyre.

Joshua vjen nga dy disfata radhazi kundër Oleksandr Usyk dhe humbja e titujve të botës në kategorinë e rëndë në WBO, WBA dhe IBF.

Lajme të ngjashme