Tyson Fury reagon mdaj humbjes së Joshuas nga Usyk, konfirmon rikthimin nga pensionimi - NACIONALE

Tyson Fury reagon mdaj humbjes së Joshuas nga Usyk, konfirmon rikthimin nga pensionimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tyson Fury ka reaguar ndaj humbjes së Anthony Joshuas nga Oleksandr Usyk dhe konfirmoi se nuk është pensionuar nga boksi.

Joshua boksoi mirë në rimeçin kundër ukrainasit, por nuk mjaftoi për të rimarrë titujt WBA, IBF dhe WBO.

Usyk, i cili dhuroi një tjetër paraqitje brilante, triumfoi me vendim të jurise në Arabinë Saudite, për t’ia shkaktuar humbjen e tretë në karrierë Joshuas.

Dhe, i pamposhturi Fury, i cili më herët kishte thënë se u pensionua pas fitores ndaj Dillian Whyte në ‘Wembley’ në prill, tash ka ndryshuar qëndrim.

Sidoqoftë, ai kritikoi të dy boksierët duke dhuruar një përgjigje tipike Fury.

Në storien e tij në Instagram, Fury tha: “Të dy ishin m*t. Ishte një prej meçeve më të këqija të peshës së rëndë që kam parë. Ishte dokrra. Ishte m*t fare.

“Nxirrni librin e çeqeve. ‘Gypsy King’ është këtu për të qëndruar përgjithmonë”.

Usyk, i cili është kampion bote i unifikuar në dy kategori, u pyet për Furyn pas meçit dhe mirëpriti përballjen.

“Jam i bindur se Tyson Fury nuk është pensionuar”, tha Usyk.

“Dua të boksoj me Tyson Furyn, nëse nuk ndeshem me Tyson Furyn, atëherë nuk do të ndeshem fare”.

Meçi mbeti nën hijën e sjelljes bizare të Joshuas, pasi u lexua verdikti.

Ai hodhi rripat e Usyk përtokë në mosrespekt dhe me frustrim doli nga ringu.

Mirëpo, ai shpejt u rikthye për të dhënë një fjalim eksploziv që shumë menduan se po ia rrëmbente momentin Usykut.

Si shkoi meçi?

Dy raundet e para ishin të barabarta, derisa në raundin e tretë Joshua ishte më i mirë duke goditur disa herë ukrainasin.

E njëjta vleu edhe për raundin e pestë dhe të gjashtë, ku Joshua ishte më agresivë dhe duke bërë presion të vazhdueshëm.

Sidoqoftë, në raundin e shtatë dhe të tetë, Usyk u tregua goxha më i mirë duke e mundur me lojë të mençur e njëkohësisht duke u mbrojtur siç duhet.

Joshua e fitoi rundin e nëntë duke e zënë ukrainasin me një furi goditjesh, që për një çast u duk sikur ai Joshua i vjetër.

Por shkëlqesia e Usykut u pa përsëri pasi ai u rikthye në rundin e 10-të dhe ia dha Joshuas goditje pas goditjeje.

Joshua tregoi lodhje dhe Usyk e shfrytëzoi këtë në dy rundet e mbetura për të triumfuar.

Kështu, pas një përballje të gjatë prej 12 raundeve u nevojit sërish vendimi i gjyqtarëve që ta shpallin fituesin pasi nuk kishte asnjë nokaut.

Kështu, Usyk vazhdon me bilanc e të pamposhturit duke regjistruar fitoren e 20-të, derisa nuk di për humbje.

Nga ana tjetër, për Joshuan kjo është humbja e tretë në karrierë pas 27 ndeshjeve, ku ka të numëruara 24 fitore.

Lajme të ngjashme