Tyson Fury: Joshua s'e nënshkroi marrëveshjen, s'do të ketë meç - NACIONALE

Tyson Fury: Joshua s'e nënshkroi marrëveshjen, s'do të ketë meç

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni në fuqi i WBC në peshat e rënda, Tyson Fury, ka konfirmuar se ka kaluar afati i nënshkrimit të kontratës për një meç ndërmjet tij e Anthony Joshuas dhe si rrjedhojë nuk do të ketë një përballje mes këtyre dyve.

Tyson Fury thotë se meçi i tij i propozuar për titullin e botës në peshën e rëndë me Anthony Joshua në dhjetor nuk do të zhvillohet pasi skadoi afati Joshuas për të nënshkruar një kontratë në kohë.

Kampioni i WBC Fury, 34 vjeç, vendosi një ultimatum të hënën për kolegun britanik Joshua, 32 vjeç.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn u përgjigj duke thënë se nuk kishte "asnjë shans" që kontrata të nënshkruhej deri atëherë.

"Epo djema, është zyrtare. Dita-D (Dita e vendimit) ka ardhur dhe ka ikur. Ka kaluar ora pesë, e hënë. Asnjë kontratë nuk është nënshkruar," tha Fury në Instagram.

“Zyrtarisht ka mbaruar për Joshuan. Ai tani është jashtë në të ftohtë me tufën e ujqërve.

"Harrojeni. Gjithmonë e dija se nuk kishe forcë për të luftuar me ‘Gipsy king’".

"Pavarësisht se çfarë thua tani, nuk më intereson shumë. Paq fat me karrierën dhe jetën tënde dhe fund. Paqja qoftë me ty."

Fury thotë se Joshua 'nuk dëshiron të luftojë' me të në meçin e titullit botëror ndërmjet dy boksierëve britanik, duke aluduar se në kampin tjetër ka frikë.

Ekipi i Joshuas ka pranuar tashmë gojarisht ofertën e Furyt për ndarjen e çmimit 60-40 për një luftë më 3 dhjetor, dhe drejtuesit e televizionit nga BT Sport dhe shërbimi i transmetimit DAZN ishin planifikuar të takoheshin të hënën.

“Nuk është në duart e mia, kjo punë i takon një ekipi ligjor”, tha Joshua në Instagram. “Kjo është arsyeja pse ju punësoni avokatë.

"Ju e dini historinë e boksit - sigurohuni që t'i plotësoni kushtet tuaja ligjore. Kjo është arsyeja pse ju keni menaxhim të mirë dhe avokatë të mirë.

"Pra, sigurisht që unë do të nënshkruaj kontratën - është vetëm çështje kohe nga avokatët."

Fury tha se pavarësisht se a dështon meçi me Joshuan, ai do të zhvillojë një përballje më 3 dhjetor.

Muajin e kaluar Joshua nuk arriti të rifitonte rripat WBA (Super), WBO dhe IBF, ku ai humbi ndaj Oleksandr Usyk, 35 vjeç.

Joshua vs Usyk II: Oleksandr Usyk vs Anthony Joshua: Start time and place confirmed, how to watch live | Marca

Ukrainasi tha se ka në plan të zhvillojë edhe tre ndeshje të tjera përpara se të tërhiqet, duke përfshirë një ndeshje për të gjithë titujt me Furyn, por Joe Joyce tani është sfiduesi i detyrueshëm për titullin WBO të Usyk pasi mposhti Joseph Parker të shtunën.

Lajme të ngjashme