Vinicius Jr dhe Maignan e thirrën për mbështetje mbrojtësin e Napolit Jesus, pasi Acerbi u shpall i pafajshëm
Burimet të shumta në mediat italiane pretendojnë se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior dhe portieri i Milanit, Mike Maignan, e kanë thirrur mbrojtësin e Napolit, Juan Jesus, pas vendimit që Francesco Acerbi u shpall i pafajshëm në akuzat për racizëm ndaj qendërmbrojtësit brazilian.
Acerbi i ka shpëtuar një ndalimi prej të paktën dhjetë ndeshjesh, duke qenë se autoritetet nuk gjetën prova të mjaftueshme që italiani abuzoi në mënyrë racore kundërshtarin e tij Juan Jesus gjatë një ndeshje të Serisë A midis Interit dhe Napolit në San Siro në fillim të këtij muaji.
Vendimi shkaktoi reagime të furishme nga Juan Jesus dhe klubi i tij Napoli. Partenopei tha se ata nuk do të marrin pjesë më në aktivitete institucionale kundër racizmit dhe do të vazhdojnë t'i promovojnë ato në mënyrë autonome.
Sipas disa raporteve në Itali, duke përfshirë Sky Sport Italia, Il Mattino dhe Il Corriere dello Sport, Juan Jesus ka marrë disa telefonata nga futbollistë të tjerë, duke përfshirë portierin e Milanit, Mike Maignan dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, të cilët donin të tregonin mbështetjen e tyre.
Të dy lojtarët kanë luftuar në mënyrë aktive racizmin këtë sezon. Portieri i Milanit u largua nga fusha gjatë një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses në dhjetor pas abuzimeve racore nga disa tifozë vendas, ndërsa Vini Jr. ka sfiduar tifozët racistë në stadiumet spanjolle. Braziliani shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp në Brazil javën e kaluar, ndërsa fliste për racizmin.