VIDEO: Ronaldo shënon nga gjuajtja e lirë, Al Nassr në epërsi prej dy golave ndaj Al Feihas - NACIONALE

VIDEO: Ronaldo shënon nga gjuajtja e lirë, Al Nassr në epërsi prej dy golave ndaj Al Feihas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Al Nassr është duke e zhvilluar ndeshjen e dytë sezonale në Ligën Pro Saudite, ku pas 45 minutave është duke kryesuar 2:0 ndaj Al Feihas, me Cristiano Ronaldon që kontrbuoi në të dy rastet.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë, kur Talisca shënoi për 1:0 pas një asisti të mrekullueshëm nga Ronaldo.

Teksa për 2:0 shënoi ylli portugez në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë, duke e lënë pa gjasa portierin e skuadrës kundërshtare.

Ronaldo e ka nisur mirë sezonin e ri, por jo edhe Al Nassr, pasi barazuan në xhiron e parë hapëse ku 39-vjeçari kishte shënuar fillimisht për epërsinë e skuadrës së tij.

Lajme të ngjashme