VIDEO: Presidenti i Ballkanit hyri në dhomën e gjyqtarëve pas pjesës së parë të përballjes me Dritën - NACIONALE

VIDEO: Presidenti i Ballkanit hyri në dhomën e gjyqtarëve pas pjesës së parë të përballjes me Dritën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Derbi i Superligës së Kosovës, mes Dritës e Ballkanit tashmë ka përfunduar, ku Intelektualët fituan me rezultat 1:0, por diçka tjetër ka rënë në sy. Presidenti i kampionit në fuqi në një publikim të një videoje është parë në dhomën e gjyqtarëve.

Drita fitoi përballjen me Ballkanin fal një goli të Juan Mesas në pjesën e dytë, me gjilanasit që tani afrohen më shumë vendit të parë.

Por anash ndeshjes, një video e publikuar nga një medium lokal në Gjilan, ka pasur në vëmendje presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili kishte hyrë në dhomën e gjyqtarëve, me arsyen që ende nuk dihet se pse.

Dyshohet se kjo ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë, kur rezultati i takimit ishte ende 0:0.

Gjyqtarët nuk e kanë pritur mirë këtë veprim, me anësorin Fatlum Berisha që dëgjohet duke thënë: "Gabimi më i madh i mundshëm është që ke ardh te na në zhveshtore".

Kabashi u arsyetua se kishte pyetur delegatin e takimit për këtë, por që reagimi i gjyqtarëve ishte se nuk ke nevojë ta pyesësh askënd dhe se nuk lejohet hyrja në atë dhomë.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar presidentin e klubit të shkojë në dhomë të gjyqtarëve, por padyshim kjo do të jetë një punë për komesariatin e garave, pasi që një gjë e tillë është e ndaluar të ndodhë përgjatë një ndeshje futbolli.

Lajme të ngjashme