"Vaftë në djall kanceri" Haller me mesazh frymëzues në këpucë për ndeshjen e rikthimit në fushë me Dortmundin
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Sebastian Haller, është rikthyer për të luajtur, pasi u përball me sëmundjen e rëndë të kancerit në prostatë. Rikthimin e tij ai do ta bëjë me një mesazh frymëzues në këpucë ku shkruhet ‘Vaftë në djall kanceri’.
Haller pritet që të jetë pjesë e skuadrës së Dortmundit në ndeshjen e së dielës kundër Augsburgut, dhe do të jetë paraqitja e parë në ligë që kur u shtri në spital për tretman të sëmundjes.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka postuar në rrjetin social Instagram duke shfaqur mesazhin special në këpucët e tij.
28-vjeçari nuk është paraqitur në asnjë ndeshje garuese për skuadrën gjermane që nga transferimi i tij nga Ajaxi në afatin kalimtar veror vitin e kaluar.
Haller u diagnostikua me kancer në testikuj në korrik. Sidoqoftë, ai gjeti rrugën te goli tri herë në ndeshjen miqësore të Borussia Dortmundit ndaj Baselit.

Forma e mirë e tij e treguar te skuadra holandeze, gjithashtu me gjermanët që mbetën pa shërbimet e Erling Haaland që kaloi në Manchester City, bëri që ata të kthenin sytë nga ai.
Deri më tani në 352 paraqitje zyrtare në nivel skuadrash, ai ka shënuar 153 gola e gjithashtu ka ndihmuar në 57 asistime, ndërsa vetëm në Ajax në 132 ndeshje ka shënuar 73 gola e 26 asistime.


