Haller kthehet në stërvitje pasi kaloi tumorin në testikuj - NACIONALE

Haller kthehet në stërvitje pasi kaloi tumorin në testikuj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastian Haller, është kthyer në stërvitje, tre muaj pasi kaloi me sukses operimin për tumorin në testikuj.

Haller, i cili u transferua në skuadrën gjermane gjatë afatit kalimtar veror nga Ajaxi, pasi kaloi një sezon të jashtëzakonshëm, nuk arriti të paraqitet në asnjë ndeshje garuese në Bundesligë.

Sebastien Haller Borussia Dortmund 2022

Ai u diagnostikua me tumor në testikuj dhe si rrjedhojë u përball me kimioterapinë dhe një operim që i morën tre muaj, por që në fund doli me sukses.

Të hënën, trajneri i Ajaxit, Alfred Schreuder, zbuloi se Haller kishte kërkuar të stërvitej me ish-klubin e tij dhe po vazhdon rehabilitimin e tij me skuadrën e Eredivisies.

"Ai na pyeti nëse mund të vinte dhe të stërvitej sepse po rehabilitohej këtu," tha Schreuder.

"Atëherë është sigurisht e mrekullueshme që ai mund të jetë këtu për një kohë. Ai ishte në gjendje të stërvitej në një fushë tjetër për të ndihmuar në rikuperimin e tij", nënvizoi trajneri holandez.

Haller shënoi 47 gola në 66 ndeshje për Ajax pasi u bashkua nga West Ham United vitin e kaluar dhe shijoi një sezon të mirë 2021-22 në Ligën e Kampionëve me 11 gola në tetë ndeshje të zhvilluara.

Borussia Dortmund zet vol in op Sébastien Haller: Ajax wimpelt eerste bod af | Nederlands voetbal | AD.nl

Qendërsulmuesi ka një karrierë të begatshme, duke u paraqitur në shumë skuadra evropiane, ku më parë ka zhvilluar ndeshje edhe në kampionatin gjerman me skuadrën Eintracht Frankfurt.

Në karrierën e tij ai ka luajtur për: Utrecht, Auxerre, Frankfurt, West Ham, Ajax dhe tani në Borussia Dortmund.

Ai gjithashtu ka bërë 15 paraqitje për Bregun e Fildishtë , pasi ka përfaqësuar më parë Francën në nivel të gjeneratave të reja.

Sebastien Haller BVB

28-vjeçari tani pritet që ngadalë të marrë formën e dikurshme dhe t’i kthehet skuadrës që ja mjaft nevojë për të në garën për titullin kampion në Gjermani.

Lajme të ngjashme