Zyrtare: Borussia Dortmund transferon Sebastian Haller - NACIONALE

Zyrtare: Borussia Dortmund transferon Sebastian Haller

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e qendërsulmuesit Sebastian Haller nga Ajax.

28-vjecari ka nënshkruar kontratë për katër vitet e ardhshme, që do ta mbajë te klubi gjerman se paku deri në vitin 2026.

"Jemi shumë të lumtur që jemi në gjendje të nënshkruajë me Haller, qendërsulmues që së fundmi shkaktoi sensacion në Ligën e Kampionëve", tha drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl.

Ndërkohë, Haller është duke pritur që të ndjejë mbështetjen e 80 mijë tifozëve brenda në stadium.

"Është stadium i mirë, por stadiumi më i mirë nuk është asgjë pa tifozë. Mezi pres të ndjejë mbështetjen e 80 mijë spektatorëve si pjesë e familjes së BVB-së. Shpresoj të arrijmë gjëra të mira se bashku në vitet e ardhshme dhe të jemi në gjendej të festojmë se bashku", theksoi Haller.

Përpos kësaj, Haller gjithashtu do të ketë numrin nëntë në fanellë, i cili do të jetë pasuesi i Erling Haaland.

Edicionin që lamë pas, Haller ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin holandez me 21 gola, por edhe në Ligën e Kampionëve me 11 sosh.

Qendërsulmuesi veçse është në dijeni të kampionatit gjerman, pasi ishte pjesë e Eintracht Frankfurt mes viteve 2017 dhe 2019 duke shënuar 24 gola në 60 ndeshje.

Lajme të ngjashme