Hamza: Qytetarët janë bashkuar rreth UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bashkë me familjen e tij, mbrëmë i është bashkuar protestës, e cila po mbahet çdo natë në Prishtinë kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai ka vlerësuar lart qytetarët që po marrin pjesë vazhdimisht në këtë protestë.
Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se qytetarët janë bashkuar rreth UÇK-së.
"Bashkë me familjen, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 13-të, përkrah qytetarëve të jashtëzakonshëm të këtij vendi, të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK-së. Liri për çlirimtarët! Jo në emrin tim", ka shkruar Hamza.