Haller: Po ndihem shumë mirë pas operacionit - NACIONALE

Haller: Po ndihem shumë mirë pas operacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastein Haller, ishte diagnostikuar me kancer në testikuj, për çka nevojitej patjetër operacioni. Tash pasi operimi ka përfunduar dhe lojtari është në fazën e rikuperimit, thotë se po ndjehet mirë dhe ka synim debutimin e tij me Dortmundin.

Lojtari i Bregut të Fildishtë u diagnostikua me kancer pasi u ankua se nuk ndihej mirë gjatë para-sezonit. 28-vjeçari tani është në rrugën e rikuperimit dhe, ndonëse kuptohet që heziton të vendosë ndonjë afat kohor për rikthimin në fushë, po ndihet pozitiv për përparimin që ka bërë në një hapësirë të shkurtër kohor.

Sebastien Haller Borussia Dortmund 2022

Haller ka thënë për ESPN: “Unë eci çdo ditë dhe kontrolloj trupin tim. Nuk kam humbur aq shumë pas dy javësh. Madje jam në të njëjtin nivel si disa muaj më parë. Kjo është një shenjë e mirë dhe shpresoj të mbetet kështu. Ndihem shumë mirë”.

Ai foli edhe për rrugën e kthimit në futbollin konkurrues: "Le të themi se tani nuk është koha më e mirë për të ndërmarrë atë hap, sepse do të më duhen disa muaj. E rëndësishme është që të mos humbas shumë masë muskulore. Duhet të qëndroj në formë dhe një muaj para se të kthehem në fushë do të bëj sërish disa punë me topin. Tani gjëja më e rëndësishme është që trupi im të ndihet mirë. Qëllimi im i parë është të rikthehem në fushë, të luaj për ‘Murin e Verdhë’ dhe të shënoj golin tim të parë. Ky do të jetë një moment i bukur dhe emocionues”.

Haller iu bashkua Dortmundit në korrik të këtij afati kalimtar veror për 34,5 milionë euro nga skuadra holandeze Ajax, si kërkim për të mbuluar hapësirat që kishte lënë Erling Haaland që u largua në drejtim të kampionit të Anglisë, Manchester Cityt.

Sebastien Haller BVB

Rasti i Hallerit ishte shokues për botën e futbollit, ndërsa tani teksa lojtari po bëhet më mirë, të gjithë i urojnë rikuperim të shpejtë me shpresën se do të kthehet sa më shpejtë në fushë për të bërë atë që dijë të bëjë më së miri – të shënojë gola.

28-vjeçari impresionoi me formën e mirë te Ajaxi, ku në 66 paraqitje në të gjitha garat kishte shënuar 47 gola dhe asistuar në 23 raste.

Lajme të ngjashme