Union Berlini ndal Bayernin, skuadrat ndahen baras - NACIONALE

Union Berlini ndal Bayernin, skuadrat ndahen baras

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Union Berlin i ka krijuar më shumë probleme seç pritej Bayernit, duke e ndalur atë në “An der Alten Forsterei” me rezultat 1:1.

Union Berlin e legjitimoi në plotni startin shumë të mirë që ka bërë në kampionatin e sivjem të Bundesligës. Kryeqytetasit dolën arrë e forte edhe për Bayernin gjatë pasditës së sotme.

Bavarezët edhe pse u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta arrinin fitoren, nuk ia dolën, sepse vendësit ishin shumë kompaktë në mbrojtje.

Pas këtij barazimi Bayern ndalet në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur momentalisht në pozitën e 3-të, me pike të barabarta me Union Berlinin që renditet një pozitë më poshtë.

Raporti i ndeshjes

Ashtu siç ishin pritshmëritë, Bayern e nisi më mire ndeshjen, duke kërkuar që të shfaqej i rrezikshëm në sulmet e veta. Mirëpo i pari që gjeti golin ishte Union Berlin.

Zhvillohej minuta e 12-të e ndeshjes kur Becker goditi për ta lënë të shtangur portierin Neuer, i cili nuk mund të bënte asgjë, veçse të pajtohej me golin e pësuar.

Ky gol ngjalli shumë entuziazëm te tifozët e shumtë që ishin në shkallët e stadiumit në përkrahje të ekipit nikoqir. Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i barazimit nga Bayern.

Mbrojtësi gjerman, Kimmich, përmes një goditjeje brenda zonës rreptësisë lëshoi një predhë të vërtetë, duke lënë të fjetur portierin e Union Berlin, që nuk bënte asgjë.

Në minutat e mbetura të pjesës sé parë ndeshja ishte më e varfër për nga aksionet konkrete, në përjashtim të një rasti që pas gjysmë orë lojë kishte këmbëshpejti Sane.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm jo shumë të lartë nga Bayern. Nagelsmann për këtë arsye shfaqje shpesh edhe i brengosur me lojtarët e tij që nuk po arrinin t’i aplikonin indikacionet e tij në fushë.

Të dy skuadrat bënë disa ndryshime, duke zëvendësuar lojtarë të caktuar, për të sjellë freski në formacionet përkatëse. Mirëpo i vetmi element që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes ishte rezultati përfundimtar, i cili ngeli në shifrat 1:1.

Deri më tani Freiburg dhe Dortmund udhëheqin Bundesligën me 12 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje. Bayern ka ngecur një pike mbrapa, por tani e tutje do t’i intensifikohen edhe ndeshjet në program, pas inga mesjava e ardhshme do ta fillojë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Shtypi gjerman vazhdon të jetë kritik për lojën e lexueshme heraherës që vihet nga Bayern, duke mos pasur atë shkëlqimin e dikurshëm i cili e karakterizonte.

Lajme të ngjashme