Yann Sommer thyen rekordin në Bundesligë me 19 pritje kundër Bayernit - paraqitje drithëruese - NACIONALE

Yann Sommer thyen rekordin në Bundesligë me 19 pritje kundër Bayernit - paraqitje drithëruese

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri zvicëran u aktivizua për Borussia Monchengladbachun kundër Bayern Munichut, duke e ditur se do të ketë një ditë të vështirë.

Pikërisht ashtu ndodhi.

Bayerni, natyrisht, dominoi takimin. Bavarezët patën 33 gjuajtje gjatë ndeshjes dhe 69% të posedimit.

Por, pavarësisht superioritetit, Sommer e mbajti skuadrën e tij në lojë me një paraqitje thjesht drithëruese.

Sommer bëri plot 19 pritje përgjatë ndeshjes.

Marcus Thuram i dha epërsinë Gladbachut në minutën e 43-të. Sommer bëri absolutisht gjithçka në fuqinë e tij për ta mbajtur të heshtur Bayernin.

Heroizmat e tij për pak sa nuk ia siguruan tri pikë skuadrës, por Leroy Sane arriti të gjejë një mënyrë drejt portës në minutën e 83-të.

Prapë, pavarësisht se nuk arriti të mbajë portën të paprekur, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga Sommer, i cili arriti t'i sigurojë një pikë të vlefshme skuadrës në shtëpi kundër kampionit. Llogaria zyrtare e Bundesligës në Twitter përmblodhi të gjitha pritjet e tij në një video, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Nuk po e ekzagjërojmë: Paraqitja e Sommer duhet të jetë një prej më të mirave nga një portier në shekullin aktual.

Uebsajti i statistikave, 'Sofascore' i dha atij vlerësim 10/10. Ai bëri 11 pritje nga gjuajtjet brenda zonës.

Bëri katër spastrime dhe dy grushtime. Në fakt, 19 pritjet e tij janë më së shumti që ka bërë një portier në një ndeshje të vetme në tërë databazën e 'Sofascore'.

Heroizmat e Sommer nënkuptojnë se Gladbach mbetet e pamposhtur këtë fushatë në Bundesligë.

Kjo skuadër ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime nga katër ndeshjet hapëse, dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.

Bayerni ka dy pikë më shumë se Gladbachu në vendin e parë.

Pas ndeshjes, trajneri i Bayernit, Julian Ngalesmann lavdëroi portierin Sommer, por shtoi se ai mbajti topin shumë gjatë dhe është dashur të ndëshkohet për zhagitje të lojës.

Nagelsmann gjithashtu kritikoi gjyqtarin Daniel Schlager që nuk vërshëlleu në disa ndërhyrje të Christph Kramer në Leroy Sanen.

Nagelsmann, i cili u ndëshkua më vonë gjatë ndeshjes së bashku me Leroy Sanen dhe Kramer, tha se Schlager vendosi për çdo duel "50-50" në favor të Gladbachut dhe e quajti paraqitjen e Schlager "të tmerrshme".

35-vjeçari konkludoi intervistëm me një fjali miks, gjermanisht-anglisht: "Tash do të gjobitem".

Lajme të ngjashme