Lewandowski: Bayerni thoshte gjepura për mua që të mos dilte fajtor te tifozët
Ish-lojtari i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka goditur skuadrën ku kaloi vitet më të mira të tij, duke thënë se ata prodhuan shumë gjepura pas largimit të tij në Barcelonë, në mënyrë që të mos shiheshin si fajtorë në sy të tifozëve.
33-vjeçari, përmbylli eksperiencën e tij tetëvjeçare në Allianz Arena me shitjen e tij prej 50 milionë euro te Barça, me ish-klubin e tij që kishte kritika për vetë lojtarin dhe skuadrën e re të tij.
Çfarë thotë Lewa për Bayernin?
“Largimi im nuk ka të bëjë fare me Erling Haaland, siç thuhet nga ata”, thotë fillimisht sulmuesi polak për ESPN.
“Unë jam një djalë që edhe nëse nuk është diçka e mirë për mua, e vërteta ka rëndësi. Nuk dua të flas se çfarë ndodhi saktësisht. Por nëse në pyetje është se a jam larguar shkaku i Haaland, përgjigja ime është ‘Jo’, nuk pash ndonjë problem që ai t’i bashkohet skuadrës.

Disa njerëz nuk thonë të vërtetat, thonë diçka ndryshe. Për mua ky ishte një problem, kur nuk e thua të vërteten dhe si duket kjo ishte problem për disa njerëz. Në fund vërejta se nuk po shkonte diçka mirë me mua, së pari si person pastaj si futbollist dhe thashë në rregull e shikoj se më mirë është të largohem nga këtu dhe të lëvizi në Barcelonë.
Unë kam marrëdhënia të mira me bashkëlojtarët, stafin, trajnerin dhe të gjithë këta do të më mungojnë sepse kemi kaluar shumë kohë të mirë bashkë. Nuk jemi vetëm shokë fushe por diçka më shumë. Por në fund është përfundimi i një kapitulli dhe unë hapa një kapitull të ri në jetën time dhe karrierën time.
E ndjej vetën në vendin e duhur. Pra gjithçka që ndodhi në javët e fundit para se të largohesha nga Bayerni, ishte për shkak të politikave dhe gjepurave. Klubi po tentonte të gjente argumente për shitjen time sepse e kishte të vështirë të shpjegohej te tifozët. Më duhet ta pranojë se kishe shumë gjepura, shumë budallallëqe të thëna për mua. Nuk janë asnjëra të vërteta, dhe për këtë besoj në tifozët e mi që edhe në këtë fazë do të më përkrahin mua”, tha Lewandowski për fjalët e dala nga Bayerni se ai po largohet se nuk dëshironte konkurrencën e gjëra të tilla.

