Lewandowski: Askush te Barcelona s’e mban në mend disfatën 8:2 kundër Bayernit - NACIONALE

Lewandowski: Askush te Barcelona s’e mban në mend disfatën 8:2 kundër Bayernit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Lewandowski këmbëngul se askush nuk e mban në mend disfatën turpëruese 8:2 që Barcelona e pësoi kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Sulmuesi polak ishte pjesë e atij ekipi të frikshëm të Bayernit dhe e shënoi njërin prej tetë golave për ta rrëzuar Barçën nga gara më e madhe evropiane për klube në fazën çerekfinale.

Po ashtu, ajo ishte hera e parë që gjiganti spanjoll i pranoi pesë gola apo më shumë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por Lewandowski këmbëngul se ajo humbja ka ngelur larg në të kaluarën.

Lewandowski, i cili iu bashkua Barçës në verë për 50 milionë euro, është i përqendruar plotësisht në të ardhmen e klubit dhe nuk dëshiron të mendojë për pikën më të ulët në historinë e klubit.

Triumfi shkatërrues 8:2 nuk ishte i pari me një epërsi kaq të lartë për Lewandowskin kundër një ekipi spanjoll në Ligën e Kampionëve.

Gjatë kohës së kaluar në Borussia Dortmund, 34-vjeçari i kishte shënuar katër gola kundër Real Madridit në një ndeshje gjysmëfinale në sezonin 2021/13.

“Në futboll nuk ka rëndësi çfarë kë bërë në të kaluarën, por ajo çfarë bën në të tashmen. Katër golat kundër Real Madridit i shënova shumë kohë më parë dhe ato tashmë kanë mbetur larg në të kaluarën”, tha Lewandowski.

I pyetur për triumfin e paharrueshëm të Bayernit kundër Barçës dy vite më parë, Lewa shtoi: “Ajo edhe më larg. Askush nuk e mban në mend”.

Sulmuesi polak debutoi për Barcelonën në fitoren 1:0 kundër Real Madridit në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar.

Ai pritet të jetë sulmuesi kryesor i trajnerit Xavi për sezonin e ri, bashkë me dyshen Raphinha dhe Ousmane Dembele.

Lajme të ngjashme