Barcelona konfirmon marrëveshjen me Bayernin për Lewandowskin
Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich, për sulmuesin polak, Robert Lewandowski. Tani nënshkrimi varët nga testet mjekësore dhe është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i tij.
Sulmuesi polak e dëshironte largimin nga skuadra gjermane, pasi nuk kishte më se çfarë të jepte në Gjermani. Këtë e shfaqi edhe në stërvitjen e fundit me Bayernin, ku në disa sekuenca u shfaqë me fytyrë të ngrysur e duke refuzuar urdhrat e trajnerit Julian Nagelsmann.
33-vjeçari, i lindur në kryeqytetin e Polonisë, në Warshav, karrierën si i ri e filloi në skuadrën e qytetit Legia Warsaw, por si profesionist filloi gjithçka në vitin 2006 me Znicz Pruszkow, ku ishte golashënuesi më i mirë në dy sezone.
Lojtari shpejtë ra në sy të skuadrës Lech Poznan nga elita polake, ku në sezonin 2009/10 arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në ligë. Në verën e vitit 2010 ai bëri hapin më të madh në karrierë, duke kaluar te Borussia Dortmund, me të cilët fitoi dy herë Bundesligën e gjithashtu mori medaljen e argjendtë në Ligën e Kampionëve pasi i mposht nga Bayern Munich në finale.
Lëvizja e tij në Bayern Munich, ishte lëvizja më e qëlluar në karrierë. Ai me gjigantin gjerman arriti të fitojë gjithçka që është e mundur për një lojtar dhe skuadër.
Në vitin 2020, sulmuesi polak fitoi; Bundesligën, Kupën e Gjermanisë e Superkupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, ku ishte edhe golashënuesi më i mirë me 15 gola.
Çmimin për lojtarin më të mirë nga UEFA e fitoi në dy raste të njëpasnjëshme, në vitin 2020 dhe 2021.
Aftësitë e Lewandowskit në shënimin e golave janë të jashtëzakonshme, duke u cilësuar një nga 9-shat më të mirë të kësaj kohe. Teknika e përsosur me këmbë për një shtatgjatë është një veçori e tij, por loja në ajër është diçka e lehtë për të.
Këto aftësi të sulmuesit polak do ta ndihmojnë Barcelonën shumë e cila që nga largimi i Messit po vuan në aspektin e golave. Polaku do t’i sjellë Barçës, gola dhe eksperiencë në fazën sulmuese.
Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes mes dy skuadrave, por gjithçka do të zbardhet me kalimin e testeve mjekësore.
Agreement in principle for the transfer of Robert Lewandowski
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2022
🔗 https://t.co/quEclaHkdl https://t.co/YTCRbaW173