"U kënaqa kur e pashë Ronaldon duke qarë, Messi është GOAT" - rrëfehet ylli i Marokut që eliminoi Portugalinë nga Botërori 2022 - NACIONALE

"U kënaqa kur e pashë Ronaldon duke qarë, Messi është GOAT" - rrëfehet ylli i Marokut që eliminoi Portugalinë nga Botërori 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Sofiane Boufal ka mbetur tejet i kënaqur pasi pa Cristiano Ronaldon duke qarë kur Maroku eliminoi Portugalinë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

29-vjeçari dha një përgjigje të shpejtë kur u pyet lidhur me debatin e më të mirit në histori, derisa foli edhe për suksesin e Marokut në Kampionatin Botëror të fundit.

Me gjithë respektin që kam për të, më shumë u kënaqa kur pashë Ronaldon duke qarë. E preferoj Messin para Ronaldos dhe klubi që ëndërroj të luaj është Barcelona”, tha ai.

Maroku kishte fituar me mund sfidën ndaj Portugalisë duke i eliminuar në çerekfinale, por që pastaj u mposhtën nga Franca në gjysmëfinale.

Sidoqoftë, falë këtyre paraqitjeve të mrekullueshme ia dolën të bëhen kombëtarja e parë afrikane në histori që mbërrin deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Gjatë këtij rrugëtimi, Maroku përpos Portugalisë kishte edhe eliminuar edhe Spanjën, atë në raundin e 16-të më të mirave.

Pas një pushimi katër javor, Boufal me skuadrën e Al-Rayyan do të rikthehet në aksion kundër Al-Sailiya të premten mbrëma./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme