Tre të arrestuar për thirrjet homofobike gjatë ndeshjes Liverpool – Chelsea - NACIONALE

Tre të arrestuar për thirrjet homofobike gjatë ndeshjes Liverpool – Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Merseyside, pas raportimeve se gjatë ndeshjes Liverpool – Chelsea që përfundoi pa gola të shtunën e 21 janarit, pati thirrje homofobike.

Policia e Merseyside ka konfirmuar se tre burra të moshës 49, 37 dhe 23 vjeçare - janë arrestuar nën dyshimin për ngacmim të qëllimshëm homofobik, alarm dhe shqetësim gjatë ndeshjes së Liverpoolit me Chelsean në fundjavë.

37-vjeçari është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa dy personat e tjerë do të marrin pjesë në një intervistë vullnetare.

Siç raportohet nga The Athletic, mbikëqyrësi, Paul Sutcliffe tha: “Policia Merseyside nuk do të tolerojë krimet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes apo të çfarëdo forme dhe ne do të sjellim para drejtësisë këdo që do të gjendet përgjegjës për kryerjen e ndonjë thirrjeje fyese.

“Në këtë rast, nëse tre të dyshuarit akuzohen dhe shpallen fajtorë për veprën penale, atëherë ne do të kërkojmë urdhra për ndalimin e futbollit ndaj tyre.

Liverpool 0-0 Chelsea: Three men arrested for alleged homophobic chanting at Premier League match at Anfield | Football News | Sky Sports

“Është jetike që kushdo që është dëshmitar i një shkeljeje të tillë ta raportojë menjëherë tek rojet e sigurisë ose te policia, në mënyrë që ne të marrim masat e nevojshme.

“Si me të gjitha ndeshjet, ne punojmë shumë ngushtë me të dy klubet për të garantuar sigurinë e publikut dhe të vetë ekipeve.”

Ex-FIFA referee warns Liverpool of potential 'sanctions' after reports of 'homophobic chanting' vs Chelsea

Lajmi për arrestimet vijon nga raportet e mëparshme se 16 individë në fund të ndeshjes ishin dëbuar nga Anfield pasi këndonin vazhdimisht këngë fyese në lidhje me fatkeqësinë e Hillsborough.

Kohët e fundit, Jurgen Klopp kishte lutur tifozët e Liverpoolit, në përpjekje për të zhdukur thirrjet homofobike dhe gjuhen e urrejtjes në stadiumin Anfield.

Lajme të ngjashme