Disa tifozë të Chelseat u dëbuan nga Anfield për shkak thirrjeve ofenduese ndaj fatkeqësisë së Hillsboroughit
Disa tifozë të skuadrës së Chelseat u dëbuan nga stadiumi Anfield si rezultat i thirrjeve ofenduese ndaj katastrofës së Hillsboroughit, në barazimin mes Liverpoolit e të kaltërve të Londrës 0:0 të shtunën.
Rreth 16 individë që kishin udhëtuar në stadiumin e të kuqve për të parë ndeshjen Chelsea – Liverpool, u dëbuan me forcë nga stadiumi, për shkak se thirrjet ofenduese nuk kishin të ndalur, pavarësisht paralajmërimeve.
NEW: 16 Chelsea fans ejected from Anfield for Hillsborough chants https://t.co/gKNKLCAzfc
— This Is Anfield (@thisisanfield) January 23, 2023
Raportimet nga Liverpool Echo thonë se mbështetësve ju kishte tërhequr vërejtja disa herë nëpërmjet personave që janë të vendosur në tribuna për të mbajtur rendin, që të mos e përsërisnin këngën më, por kur panë se nuk po ndalej erdhi vendimi i fundit, dëbimi nga Anfield.
Good to see #LFC taking strong action. Grim how often these sick chants have blighted games already this season. More needs to be done by the PL/FA. https://t.co/ItFmJ3xtK7
— James Pearce (@JamesPearceLFC) January 23, 2023
Katastrofa e Hillsboroughit e vitit 1989 la të vdekur 97 njerëz dhe Liverpooli është dashur të punojë vazhdimisht ndër vite, në përpjekje për të luftuar thirrjet e tilla fyese, që kanë qenë shpeshherë pjesë e koreve të skuadrave udhëtuese.
Ky nuk ishte problemi i vetëm në ndeshjen e së shtunës, pasi që para se të niste takimi, Policia e Merseyside iu desh të merrej me thirrjet homofobike drejtuar Chelseat nga tifozët vendas, me dy incidente që ndodhën por u izoluan shpejt për të përfunduar në pranga personat përgjegjës.
Teksa ndeshja u karakterizua me thirrje para dhe gjatë ndeshjes, lojtarët në fushë treguan shumë pak, duke mos arritur ta shënonin asnjë gol të dy skuadrat, që tani janë futur në krizë të thellë të rezultateve dhe gjenden në mesin e tabelës.
