KATAR 2022 | Trajneri i Francës për Messin: Shumë e vështirë ta ndalim, nëse nuk është i sëmurë - NACIONALE

KATAR 2022 | Trajneri i Francës për Messin: Shumë e vështirë ta ndalim, nëse nuk është i sëmurë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se skuadra e tij do ta ketë më të vështirë ta ndalë Lionel Messin tani se para katër viteve, për shkak të pozitës së tij të re në fushë.

Franca arriti në finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës, pasi e mundi Marokun në gjysmëfinale, dhe do të synojë ta tejkalojë Argjentinën e Messit për ta mbrojtur titullin e botës.

Shumë pak skuadra kanë qenë në gjendje ta ndalin shtatë herë fituesin e Topit të Artë gjatë karrierës së tij tejet të shquar, posaçërisht kur ai ka treguar formë të lartë që tani po e shohim në Katar.

Messi i ka shënuar pesë gola dhe i ka dhënë tri asiste për Argjentinën në Kupën e Botës në Katar dhe e gjithë vëmendja do të jetë mbi në finalen e së dielës në Lusail Stadium.

Por Franca është e gatshme t’i ndërmarrë të gjitha hapat parandalues për të mos e lejuar atë ta bëjë lojën e tij.

Deschamps tha për TF1: “Ne jemi ta kuar tashmë me të, e mbani në mend (Botërori 2018)? Do të mendojmë për këtë. Është e pashmangshme marrja e masave parandaluese për ta kufizuar ndikimin e tij. Para katër viteve, ne prisnim që ai të luante në krahun e djathtë por ai luajti si qendërsulmues.”

“Tani, ai po luan si organizator i lojës, ka më shumë liri, prandaj do të jetë më e vështirë ta ndalim. Nëse nuk është i sëmurë, gjë të cilën ne nuk e dimë, natyrisht nuk ia dëshiroj këtë atij”, shtoi ai.

Franca e mundi Messin dhe Argjentinën para katër viteve në Rusi, kur edhe e fitoi Kupën e Botës, në një ndeshje triller 4:3 në një të tetën e finales.

Messi e ka pranuar tashmë se finalja e së dielës do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës, e cila është e vetmja që i mungon në karrierën e bujshme.

Lajme të ngjashme