Trajneri i Francës Deschamps: Gripi ndikoi që ne ta humbnim finalen kundër Argjentinës - NACIONALE

Trajneri i Francës Deschamps: Gripi ndikoi që ne ta humbnim finalen kundër Argjentinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, pretendon se një sëmundje që ishte përhapur brenda ekipit francez para finales së Kupës së Botës ndikoi fizikisht dhe mendërisht te lojtarët e tij dhe në rezultatin e ndeshjes finale.

Franca ishte mbizotëruar plotësisht nga Argjentina për pjesën më të madhe të ndeshjes, derisa Kylian Mbappe doli në skenë për t’i shënuar dy gola brenda 97 sekondave, duke e çuar ndeshjen në vazhdime dhe penallti, ku Argjentina fitoi 4:2

Një virus ishte përhapur brenda skuadrës së kaltër, si pasojë e të cilit tre lojtarë munguan në gjysmëfinale kundër Marokut, ndërsa dy të tjerë u sëmurën në ditët pasuese.

Por të gjitha lojtarët e prekur nga ky grip e morën veten dhe ishin të gatshëm për ndeshjen finale të dielën, por Deschamps nënvizoi një plogështi tek lojtarët e tij gjatë kohës më të madhe të ndeshjes.

E tërë skuadra është përballur me një gjendje të koklavitur tash e një kohë. Mbase kjo kishte ndikim fizik dhe psikologjik. Por unë nuk kisha shqetësime për lojtarët që luajtën titullarë: ata ishin 100% të gatshëm”, tha Deschamps pas ndeshjes.

Ne i kishim vetëm katër ditë pushim prej ndeshjes së fundit, prandaj mbase ishim të lodhur. Ky nuk është arsyetim, ne thjesht nuk e patëm gjallërinë e njëjtë si në ndeshjet e kaluara, prandaj, për një orë e diçka nuk ishim fare në lojë”, shtoi ai.

Ai zbuloi se kishte folur me gjyqtarin Szymon Marciniak pas ndeshjes, por nuk shpjegoi se çfarë saktësisht.

Duhet të jem i kujdesshëm, ju e patë siç e pashë unë”, tha Deschamps për paraqitjet e gjyqtarit.

Lajme të ngjashme