Gucati i kërkon Kurtit shkarkimin e Gërvallës: Duhet të largohet sa më shpejt - NACIONALE

Gucati i kërkon Kurtit shkarkimin e Gërvallës: Duhet të largohet sa më shpejt

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur para protestuesve, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Nuk e dimë se si Albin Kurti mund ta mbajë një person të tillë në Qeveri. Një njeri që ende nuk ka dalë të kërkojë falje para UÇK-së, sepse ne dimë të falim. Duhet të dalin dhe të sqarojnë se ku i kanë marrë ato informata.

Kërkojmë dorëheqjen e saj sa më shpejt”, ka thënë Gucati.

“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun”, tha ai tutje.

Lajme të ngjashme