Tahiri: Do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka deklaruar se PDK-ja do ta mbështesë çdo hap që çon përpara procesin dhe mundëson funksionalizimin e institucioneve.
“Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së përbashkët të ligjit dhe agjendës së përbashkët të katërshes, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë”, ka deklaruar ai.