Protestat kundër vendimit të Speciales shtrihen në Francë, të shtunën protestohet në Mulhouse
Protestat në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, po vazhdojnë në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarë.
Protesta e radhës do të mbahet në qytetin e Mulhouse të Francës, ku organizatorët kanë paralajmëruar një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e gjykatës.
Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet të shtunën, në orën 17:00, në Mulhouse.
Tubimi është pjesë e protestave të organizuara nga komuniteti shqiptar në diasporë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.