Fituesi i Topit të Artë 2022 Benzema humb Kupën e Botës në Katar
Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, është jashtë Botërorit 2022 në Katar pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë stërvitjeve.
Benzema fitoi Topin e Artë për vitin 2022, çmim ky që për lojtarin më të mirë gjatë një viti, pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Kombëtarja franceze tha se ai kishte vuajtur nga një problem në kofshë dhe nuk do të mund të luante në turne.
“I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë.”
Federata Franceze e Futbollit tha se lëndimi do të kishte nevojë për "tre javë rikuperim".
Touché au quadriceps de la cuisse gauche, Karim @Benzema est contraint de renoncer à participer au Mondial.
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 19, 2022
Toute l’équipe partage la tristesse de Karim et lui souhaite un prompt rétablissement 💙#FiersdetreBleus pic.twitter.com/cxXFBpgFx8
Franca është në Grupin D dhe luan me Australinë më 22 nëntor në ndeshjen e parë të tyre, pastaj me Danimarkën më 26 nëntor dhe Tunizinë më 30 nëntor.
Trajneri Didier Deschamps ka afat deri të hënën për të emëruar një zëvendësues dhe dëmtimi i 34-vjeçarit, Benzema, i cili ka shënuar 37 herë në 97 ndeshje për Francën, është një tjetër goditje për kampionët në fuqi të Botërorit.
Ata tashmë janë pa mesfushorët Paul Pogba dhe N'Golo Kante për shkak të lëndimit, ndërsa mbrojtësi i Manchester United Raphael Varane po përpiqet të jetë i aftë për të luajtur pasi ka humbur pesë ndeshjet e fundit të klubit.
Të mërkurën, sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku u largua nga turneu pasi u lëndua nga një ndërhyrje e Camavingas gjatë stërvitjeve, me Randal Kolo Muani të Eintracht Frankfurtit të thirrur si zëvendësues.

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është një nga opsionet e mundshme që mund të vijë për Benzeman, i cili kishte luftuar me një problem në kofshë që nga tetori.
Lojtari i Real Madridit kishte luajtur më pak se gjysmë ore në gjashtë ndeshjet e fundit të klubit të tij.
Ai iu nënshtrua testeve mjekësore pasi u largua nga stërvitjet i dëmtuar të shtunën, ku ishte hera e parë që ai merrte pjesë në seancë të plotë stërvitore që kur skuadra e Kupës së Botës u mblodh javën e kaluar.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin që e bëri këtë Botëror një objektiv madhor”, tha Deschamps.
"Megjithë këtë pengesë të re, unë kam besim të plotë në grupin tim. Ne do të bëjmë gjithçka për të përballuar sfidën e madhe që na pret."
Benzema i zhgënjyer nga lëndimi reagoi në rrjetin social Instagram, duke treguar se sot po heq dorë, duke menduar për të mirën e skuadrës.
“Në jetën time kurrë nuk kam hequr dorë, por sot më duhet të mendoj për skuadrën, ashtu siç kam bërë gjithmonë, kështu zëri i arsyes më thotë të largohem dhe të lërë vend për dikë tjetër që mund ta ndihmojë skuadrën të bëjë një Botëror të mrekullueshëm. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe përkrahjen.”

