“Tifozët e Milanit do jenë të zemëruar”, Marcus Thuram tregon pse e zgjodhi Interin - NACIONALE

“Tifozët e Milanit do jenë të zemëruar”, Marcus Thuram tregon pse e zgjodhi Interin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Marcus Thuram ka thyer heshtjen që prej kalimit te Inter, duke treguar se ka objektiv ta fitojë Serie A.

25-vjeçari iu bashkua “Neurazzurëve” si agjent i lirë më herët këtë muaj, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare derisa deri vonë u kërkua edhe nga rivali, AC Milan.

I pyetur pse zgjodhi nënkampionin e Evropës, Thuram tha se ka arsyet e tij dhe është i gatshëm t’i dëgjojë fishkëllimat e tifozëve të Milanit.

Tifozët e Milanit do të jenë të zemëruar me mua, por nuk më intereson. Të gjithë marrin vendimet e tyre, e di pse e bëra”.

Nuk jam i shqetësuar për fishkëllimat që do të më drejtohen. Është derbi, do të vijnë në secilën çështje”.

Thuram është ndarë i kënaqur me nivelin e skuadrës italiane, me të cilët tani synon ta fitojë Scudetton.

Scudetto është e mija dhe qëllimi ynë. E kemi në mendje, punojmë çdo ditë për të qenë aty, ne duam të jemi të lumtur në fundin e sezonit”.

Kam gjetur atë që kam imagjinuar këtu, një skuadër të mirë, klub të organizuar, kualitet i lartë në stërvitje. Më pëlqen të jem këtu”, shtoi francezi.

Ndërkohë, Thuram tani po shihet si zëvendësuesi i Romelu Lukakut, për të cilin Inter s’ka më interesim pasi mësoi se ka negociuar fshehtas me Juventusin.

Lajme të ngjashme