Zyrtare: Marcus Thuram nënshkruan me Interin - NACIONALE

Zyrtare: Marcus Thuram nënshkruan me Interin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka kompletuar transferimin e sulmuesit Marcus Thuram nga Borussia Monchengladbach.

Francezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare që do ta mbajë në “Giuseppe Meazza” se paku deri në vitin 2028.

Me anë të një komunikate zyrtare, nënkampioni i Evropës e njoftoi kompletimin e transferimit të Thuramit.

Sulmuesi, i lindur më 1997, i bashkohet Neurazzurëve duke ndjekur katër sezonet e kaluara te Borussia Monchengladbach”, shkruan klubi italian në komunikatë për media.

Thuram ishte në vëmendjen e disa top klubeve evropiane që kur u bërë me dije se nuk do ta vazhdojë më karrierën në Gjermani.

PSG deri vonë tentoi ta bindte për kalimin në Francë, derisa AC Milan edhe e kishte një marrëveshje verbale me lojtarin, por pastaj hyri në garë Interi duke e bindur ta zgjedhë fanellën ‘neurazzure’.

Edicionin e kaluar, francezi ishte ndër më të mirët në kampionatin gjerman më 13 gola të shënuar, kurse regjistrojë edhe gjashtë asistime në përgjithësi.

Lajme të ngjashme