Thiago Silva: Neymar bën çmos për ta ndihmuar skuadrën, s'mund ta komentoj raportin e tij me Mbappen - NACIONALE

Thiago Silva: Neymar bën çmos për ta ndihmuar skuadrën, s'mund ta komentoj raportin e tij me Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raporti mes Kylian Mbappe dhe Neymar është në qendër të vëmendjes të shtypit botëror tani e shumë kohë. Thiago Silva i njeh të dytë, por ka refuzuar të japë një mendim konkret për këtë çështje.

Kushdo që e njeh dyshen sulmuese të PSG, Kylian Mbappe dhe Neymar, pyetet nga gazetarët muajve të fundit nëse di ndonjë gjë rreth raporteve të tyre, të cilat spekulohen të jenë të brishta. Një gjë e tillë përbën lajm.

Për mediumin “Sport”, mbrojtësi brazilian me përvojë, Thiago Silva, nuk ka mundur t’i ikte pyetjes në fjalë, pas ndeshjes që ekipi kombëtar i udhëhequr nga Tite fitoi me rezultat të thellë 5:1 kundër Tunizisë.

Përpjekjet e gazetarëve ishin maksimale që të nxjerrnin ndonjë gjë nga goja e Thiago Silvas, por ai ruajti pjekurinë, duke mos deshur që të kalojë në thashetheme.

Thiago Silva mbron Neymarin

Thiago Silva edhe pse drejtpërdrejt nuk e komentoi raportin mes sulmuesve të PSG, ai nuk ngurroi që të mbrojë Neymarin, për sportistin që është sipas tij.

“Nuk jam i përfshirë në gjithë këtë gjë (raportin mes Mbappe dhe Neymar). Mirëpo mund të flas vetëm për Neymarin, meqë e njoh shumë mirë. Ai bën çmos për të ndihmuar skuadrën, duke bërë shumë gola dhe asiste. Ky është Neymar", potencoi ai.

Mbrojtësi 38-vjeçar e përshkroi me elozhe të mëdha bashkëkombësin e tij për cilësitë që posedon dhe që i vë në dukje.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Është magjik. Fatkeqësisht viteve të fundit ka pasur disa lëndime shumë të rënda, të cilat nuk i kanë mundësuar që ta përfundojë mirë fizikisht sezonin e tij. Këtë vit është krejt tjetër gjë”, tha ai.

Për hir të vërtetës, Neymar gjatë këtij fillimi të sezonit ka bërë që sërish tifozët t’i ketë për vete, me golat dhe asistent e tij, ndryshe nga viti i kaluar ku kontestohej, fishkëllehej e kritikohej nga tifozët parisienë, ku me raste kërkohej edhe largimi i tij nga klubi.

“Është përgatitur shumë gjatë verës. Unë isha me të në Brazil dhe e kam parë vetë. Shpresoj që të mund të vazhdojë me këtë mentalitet. Nuk mund të flas për gjëra të tjera. Kjo çështje (raporti mes Mbappe dhe Neymar) vendos qartësisht në një pozitë të keqe më shumë sesa një person”, përfundoi ai.

Thiago Silva me Neymarin do të luajnë në Botërorin e Katarit 2022, ku kombëtarja braziliane llogaritet në mesin e pretendeteve kryesore për ta ngritur lart trofeun. Vetë forma e Neymar është një arsyetim shtesë se përse Brazili konsiderohet si kombëtare.

Lajme të ngjashme