Marrëveshja Neymar – Mbappe, shpjegohet përçarja në PSG - NACIONALE

Marrëveshja Neymar – Mbappe, shpjegohet përçarja në PSG

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy super yje në Parkun e Princave janë përplasur mes vete. Bëhet fjalë për Kylian Mbappen dhe Neymar, por a do të shkaktojë konflikti i brendshëm përçarje të pariparueshme në kampin e Paris Saint-Germain?

Ndërkohë që ka përfitime të dukshme nga shpërndarja e parave dhe bashkimi i talenteve të klasit botëror në një skuadër të mbushur me yje, prania e personaliteteve dhe egove të mëdha – si ato që zotërohen nga sulmuesit e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar – ka gjithmonë të ngjarë të shkaktojë probleme të mëdha. Kampionët në fuqi të Ligue 1 e kanë kuptuar këtë qysh në fillimin e sezonit 2022-2023, me përçarje që u shfaqen në radhët e PSG-së.

War at PSG ?: Mbappé gets angry with Neymar for not passing the ball to him [Video] - Digis Mak

Përse francezi dhe braziliani u grinden njëri-tjetrin dhe çfarë është bërë për të zgjidhur një grindje të supozuar që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në harmoninë kolektive? Mediumi Goal ka bërë një shpjegim të ngjarjes..

Si nisi grindja ndërmjet Neymar e Mbappe?

Ishte folur për tension në kamp përpara se gjërat të arrinin pikën e vlimit në një përplasje të Ligue 1 midis PSG-së dhe Montpellier më 13 gusht 2022.

Në minutën e 21-të të asaj ndeshje, fituesi i Kupës së Botës Mbappe goditi nga pika e penalltisë, por ai dështoi të shënoi pasi Jonas Omlin e priti gjuajtjen e francezit.

PSG-së iu dha një tjetër penallti disa minuta më vonë, me Neymar që këtë herë që vendosi të merrte topin dhe të godiste vet.

Mbappe, pavarësisht humbjes së tij të mëparshme, ishte dukshëm i mërzitur që iu morën penalltitë dhe shkoi aq larg sa i tregoi ankesat e tij në veshin e Neymar para se braziliani ta largonte me dorë dhe të gjente golin.

Pati edhe një incident gjatë lojës, sulmuesi francez u anashkalua nga Vitinha me Mbappen që ndaloi vrapimin dhe ngriti duart në ajër.

PSG 2022 news, Kylian Mbappe vs Neymar feud, penalty incident Montpellier, Lionel Messi, transfers, Paris St Germain, - 21Sports News %

Drama vazhdoi pas një fishkëllimë të fundit, dhe thuhet se Sergio Ramos duhej të ndërhynte pasi Mbappe dhe Neymar ishin afër të përplaseshin në dhomën e zhveshjes.

Gjërat nuk u ndalën këtu, me Neymar që pëlqeu një postim në Twitter nga një mbështetës që sugjeronte se kontrata e re fitimprurëse e Mbappes – të cilën ai e nënshkroi edhe pse ishte shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid si lojtar i lirë – e kishte lënë atë të ndjehej si "pronari i PSG".

Ka pasur raportime se vendimet në skuadër i merr francezi, ku në një fazë flitej se ai po shtynte drejt largimit të anësorit amerikano-jugor nga Parisi gjatë afatit kalimtar të verës.

A ka mundësi të që marrëdhëniet mes futbollistëve të bien në vend?

NEYMAR_MBAPPE_FEUD

Mbappe dhe Neymar u panë të buzëqeshur në ndeshjen e radhës të PSG-së, kundër Lille, me zhbllokimin e rezultatit menjëherë pas tetë sekondash.

Një ndeshje fantastike për sulmin parisien ishte kjo, ku Mbappe shënoi tre gola, Neymar dy gola dhe Messi një, ndërkohë braziliani dhuroi tre asiste e argjentinasi një.

GOAL mësoi se përpara asaj ndeshje ishin zhvilluar diskutime me dyer të mbyllura në lidhje me përgjegjësitë në ndeshjet e radhës të PSG-së.

Një takim ekipi u mbajt në një përpjekje për t'i shkuar deri në fund çështjes dhe që të gjithë të ishin në harmoni sërish.

Zyrtarë të lartë të skuadrës u përfshinë në ato bisedime, me Neymar dhe Mbappe që iu tha të përfundonin grindjen dhe të dalin në fushë për të mirën e skuadrës.

E gjithë skuadra e PSG-së ishte e pranishme kur u bënë ato kërkesa, me të gjithë nën urdhra të rreptë për t'iu bindur rregullave dhe për të shfaqur shfaqje pozitive në publik - veçanërisht në ditët e ndeshjeve kur e gjithë vëmendja bie mbi ta.

Galtier not surprised by PSG's breathtaking start to the season

Kryetrajneri Christophe Galtier beson se çështja e problemit ka kaluar, pasi që kur u pyet për një rrëzik të përsëritjes, ai tha: “Nuk ka shqetësim, është mirë gjithçka”

“Sigurisht, ne u takuam shpejt të nesërmen për të rregulluar të gjitha këto dhe për të thënë atë që kishim për t'i thënë njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja pse nuk ka probleme më dhe e konfirmoj me shumë sinqeritet”, tha trajneri francez.

Kontrata e re e Mbappes është vendosur ta mbajë atë në Parkun e Princave deri në vitin 2025, ndërsa Neymar – lojtari më i shtrenjtë në planet – ka kontratë aktuale deri në të njëjtën verë.

Lajme të ngjashme