Rooney: Le t'ia kujtojë dikush Mbappes se Messi i kishte 4 Topa të Artë në moshën 22-vjeçare
Legjenda e Manchester Unitedit, tani trajner i D.C United, Wayne Rooney ka kritikuar sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe për egon e tij duke i kujtuar se Lionel Messi në moshën e tij kishte fituar katër herë Topin e Artë.
Gjatë ndeshjes së fundit në Ligue 1, francezi është parë i mërzitur në fushë me Messin dhe Neymarin që nuk ia pasonin topin, e disa herë edhe ngriti duart lartë si formë "proteste".
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Rooney, që bëri thirrje që dikush t'ia kujtojë Mbappes se në moshën e tij Messi kishte fituar katër herë Topin e Artë.
"Në moshën 22-23 vjeçare një lojtar duke gjuajtur në krahë Messin. Nuk kam parë kurrë një ego më të madhe në jetën time. Dikush t'ia kujtoj Mbappes se kur Messi ishte 22 vjec, ai kishte fituar katër herë Topin e Artë", tha Rooney për "Depar Sports".
Cili ishte problemi në atë ndeshje?
Gjatë ndeshjes, Kylian Mbappe iu afrua Neymar për t'i kërkuar atij të ekzekutonte një penallti, pavarësisht se francezi kishte humbur tashmë një atë ndeshje. Një skenë që të kujtonte kur Neymar mbërriti në klubin parisien dhe tentoi të ekzekutonte penalltitë që në atë kohë i përkisnin Edinson Cavanit.
Pas "jo" së Neymar kërkesës për penallti, Mbappe ndryshoi qëndrim për pjesën e mbetur të lojës, madje në një lojë të izoluar u përplas lehtë me shpatullën e tij Lionel Messin, i cili u hutua pas asaj që ndodhi.
Përballë kësaj situate, Wayne Rooney nuk hezitoi të mbronte publikisht Messin dhe i dha një ‘rikujtim’ Mbappes.
Lufta nuk u ndal me kaq
Fakti që dhoma e zhveshjes së Paris Saint-Germain ishte plot ego, nuk është çudi, megjithatë, duket se situata është më e nxehtë se kurrë dhe se sezoni sapo ka filluar.
Pas ndeshjes së fundjavës, Neymar ka “pëlqyer” një postim në Twitter duke e quajtur Kylian Mbappé si “pronar” të PSG-së.
Në mënyrë të ngjashme, ai 'pëlqeu' një postim në Twitter që akuzonte vendimin për të vënë Mbappe si gjuajtës penallti si "absurde".