The Telegraph: Lionel Messi në negociata me klubin e madh arab në një marrëveshje për 400 milionë dollarë - NACIONALE

The Telegraph: Lionel Messi në negociata me klubin e madh arab në një marrëveshje për 400 milionë dollarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Arabisë Saudite është duke përgatitur marrrëveshjen më luksoze në historinë e futbollit duke shpresuar ta sjellin Lionel Messin në kampionatin arab.

Siç raporton "Telegraph Sport", bisedimet me përfaqësuesit e Messit saktësisht babain Jorge janë duke vazhduar pasi lojtari do të bëhet agjent i lirë pasi kontrata t'i skadojë në qershor.

Ka pasur diskutime se e tërë marrëveshja do të vlejë 400 milionë dollarë, që do të ishte 165 milionë dollarë më shumë se nënshkrimi i Cristiano Ronaldos, i cili nënshkroi kontratë në janar deri në vitin 2025.

Bisedimet për transferimin e Messit tashmë kanë nisur njësoi si me Ronaldon në dhjetor dhe duan ta bindin argjentinasin sa më parë në mënyrë që të mos presin deri në verë.

Messi tashmë ka një ofertë në tavolinë që nga janari për ta vazhduar qëndrimin në "Parkun e Princave", sidoqoftë se bashku me agjentin kanë njoftuar klubin se nuk janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin shkaku i pakënaqësive në projekt.

Al-Hilal është skuadra që po tenton ta transferojë Messin pasi Ronaldo i është bashkuar rivalit Al Nassr, gjë që do ta rikrijonte rivalitetin që kishin te Barcelona, respektivisht Real Madrid.

Projekti i Messit i kombinuar me ndikimin e deritanishëm të Ronaldos në Arabinë Saudite – i cili është konsideruar si një sukses nga autoritetet saudite, pritet të sigurojë statusin e vendit si një destinacion i fundit i klubit për emrat më të mëdhenj të botës.

Messi është tashmë “ambasadori” i profilit më të lartë për Autoritetin Saudit të Turizmit (STA), me një tjetër shtysë të madhe publicitare këtë javë që ka ardhur nga zemërimi i PSG-së. Klubi francez ka gjobitur shtatë herë fituesin e Topit të Artë duke e lënë pa pagë për dy javë dhe e pezulluar për të njëjtën periudhë shkaku që udhëtoi në Arabinë Saudite këtë javë pa leje.

Barcelona më saktësisht presidenti Joan Laporta e ka bërë prioritet gjithashtu rikthimin e Messit, por një marrëveshje e tillë vështirë që mund të realizohet shkaku i gjendjes së rëndë financiare.

Përpos tyre, një tjetër opsion për Messin është edhe Inter Miami, që disa herë publikisht kanë shprehur dëshirë që futbollisti më i mirë në botë të luajë në MLS.

Lajme të ngjashme