Lajmi i fundit: Messi do të largohet nga PSG - NACIONALE

Lajmi i fundit: Messi do të largohet nga PSG

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Problemet në prapaskenë, me Messin që udhëtoi në Arabinë Saudite pa lejen e kampionit në fuqi, duket se kanë ndikuar në vendimin përfundimtar të argjentinasit për të ardhëm e tij. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, argjentinasi duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e kampionit francez.

Ky udhëtim çoi hierarkinë në Parkun e Princave të pezullojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë për dy javë pa pagesë.

Fabrizio Romano tani ka raportuar se Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit kur kontrata e tij të përfundojë.

Eksperti i transferimeve shton se babai i argjentinasit, Jorge, i cili punon gjithashtu si agjent i tij, e komunikoi vendimin muajin e kaluar.

Messi u bashkua me PSG-në në verën e vitit 2021, pasi u largua nga Barcelona e tij e fëmijërisë, e cila kishte shumë probleme financiare sa nuk mund të rinovonte marrëveshjen e tij.

Ai u transferua në Paris me një kontratë të madhe prej afro 55 milionë euro në vit për dy vjet dhe dukej se ai ishte vendosur për të zgjatur atë marrëveshje edhe për një sezon tjetër.

Por, PSG u eliminua herët nga Liga e Kampionëve, duke humbur ndaj Bayern Munich qysh në fazën e parë të eliminimit direkt, ashtu siç u eliminua edhe sezonin e kaluar.

Messi u duk shumë i dëshpëruar me dështimin për një sukses në garën më të madhe evropiane, me 35-vjeçarin që e ka fituar tre herë në karrierën e tij, por hera e fundit ishte në vitin 2015.

Sulmuesi argjentinas ka qenë në formë të mirë këtë sezon për francezët, duke shënuar 20 gola dhe duke asistuar 19 herë të tjera për bashkëlojtarët në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, ai është fishkëllyer kohët e fundit nga tifozët e PSG-së për shkak të mungesës së angazhimit të tij, ndërsa muajt po pakësohen në kontratën e tij.

Një kthim në Barcelonë mund të jetë shumë i mundur, me trajnerin Xavi që mezi pret për t'u ribashkuar me shokun e tij të vjetër, ndërsa presidenti i klubit Joan Laporta thuhet se po përpiqet të kuptojë se si një lëvizje e tillë mund të bëhet me tërë ato probleme financiare prapa.

Lionel MESSI scores, leads Europe in goals, assists – Mundo Albiceleste

Një tjetër lëvizje e mundshme për fituesin e Kupës së Botës është edhe Lindja e Mesme.

Al Ittihad, i cili është rivali më i madh i klubit të Cristiano Ronaldos, Al Nassr, thuhet se janë të përgatitur për t'i paguar Messit një pagë gjigande prej nëntë shifrash për të luajtur për ta.

Skuadra e David Beckham në MLS Inter Miami ka qenë gjithashtu e lidhur me 35-vjeçarin, me Messin që më parë pranoi se do të donte të luante në SHBA.

Messi në vitin 2021 tha: "Gjithmonë kam pasur ëndrrën për të qenë në gjendje të kënaqem dhe të kem përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, të përjetoj se si është liga atje."

Lajme të ngjashme