Messi udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa lejen e trajnerit
Vizita e Lionel Messit në Arabinë Saudite u bë menjëherë pas humbjes së PSG-së nga Lorient dhe nuk ishte vizitë e aprovuar nga trajneri i klubit Christophe Galtier.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë luajti 90 minuta për Paris Saint-Germainin të dielën në disfatën tronditëse 3:1 kundër Lorient në Parkun e Princave.
Argjentinasi nuk qëndroi pas humbjes dhe vendosi që të largohet drejt Arabisë Saudite me familjen e tij.
L’Equipe tha se trajneri i PSG-së, Galtier së bashku me drejtorin e PSG-së, Luis Campos, kundërshtuan udhëtimin e Messit në Lindjen e Mesme, por ai nuk mori parasysh vendimin e tyre dhe mori leje nga anëtarët e klubit nga Katari. Kjo e lejoi atë të që të vazhdojë udhëtimin e tij që konsiderohet të jetë pjesë e detyrave të tij si ambasador për Arabinë Saudite, e cila synon ta organizojnë Kupën e Botës 2030.
Messi, për të cilin ka spekulime për një transferim në Lindjen e Mesme që do ta ribashkonte atë me rivalin Cristiano Ronaldo, postoi në rrjetet sociale një foto me lokacion në Arabinë Saudite me mbishkrimin: “Kush mendoi se Arabia ka kaq shumë gjelbërim? Më pëlqen të eksploroj mrekullitë e këtij vendi sa herë që mundem.”
Ministri i Turizmit të Arabisë Saudite, Ahmed Al-Khateeb, u përgjigj: “Jam i lumtur të mirëpres Ambasadorin e Turizmit të Arabisë Saudite, Lionel Messin dhe familjen e tij në pushimin e tyre të dytë në Arabi. Jemi të lumtur të ndajmë mirëseardhjen tonë autentike saudite me ju të gjithë #MirëseerdheMessi.”
Messi vazhdon t’i nxitë thashethemet për të ardhmen e tij, pasi që kontrata me PSG-në i përfundon këtë verë dhe ai do të jetë lojtar i lirë.
