Tenistja ukrainase pas fitores në Australia Open: Tenisi nuk ka rëndësi, njerëzit po vdesin - NACIONALE

Tenistja ukrainase pas fitores në Australia Open: Tenisi nuk ka rëndësi, njerëzit po vdesin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk, ka thënë se fitorja dhe tenisi në përgjithësi nuk kanë rëndësi përderisa njerëzit po vdesin, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

21-vjeçarja nga Ukraina fitoi ndaj garueses ruse, Elina Avanesyan, 2:1 në sete apo 2:6, 6:4 dhe 6:4, për të arritur raundin e katërt të një Grand Slami për herë të dytë në karrierë.

Australian Open: 'Part of … war machine hurting my country and my people' says Ukrainian of Russian and Belarusian opponents | CNN

"Lufta është ende atje. Njerëzit vazhdojnë të vdesin çdo ditë," tha Kostyuk. “Mamaja ime më dërgon video kur mbi shtëpinë e tyre fluturojnë raketa. E gjithë familja ime është në Kiev tani."

Kostyuk ka folur shpesh për ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe praninë e lojtarëve rusë dhe bjellorusë në qarkun e tenisit.

“Për mua është e pabesueshme që po vazhdon ende”, shtoi ajo. “Kanë kaluar gati dy vite. Unë ende nuk e kuptoj se çfarë po bëjnë të gjithë këta lojtarë këtu. Asgjë nuk ka ndryshuar vërtet në botën time."

Edhe një herë Kostyuk nuk shtrëngoi duart me Avanesyan pas fitores së saj, siç ka bërë me të gjithë lojtarët rusë dhe bjellorusë që nga pushtimi.

Wimbledon i ndaloi lojtarët nga të dy vendet në vitin 2022 përpara se t'i rikthente vitin e kaluar, ndërsa turnetë e tjerë i kanë lejuar lojtarët e tillë të garojnë nën një flamur neutral.

Lajme të ngjashme