Tenistja ukrainase Marta e fiton titullin dhe s’ia zgjat dorën ruses Varvara
Tenistja ukrainase Marta Kostyuk e fitoi titullin e parë në WTA në ATX Open të dielën dhe nuk pranoi ta përshëndesë për dore kundërshtaren e vet ruse, Varvara Gracheva.
Kostyuk, 20-vjeçare, e mposhti 22-vjeçaren Gracheva në dy dete 6-3 dhe 7-5 në Austin, Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Marta Kostyuk said she won't shake hands with Russians & she did that exactly even after winning her first title 👌 pic.twitter.com/7W23wNp1JG
— Kostyuk Fan 🇺🇦 (@KostyukFan) March 5, 2023
Duke folur pasi e fitoi titullin e parë në karrierë, ajo tha se trofeun ua kushton “vendit tim dhe të gjithë njerëzve të cilët po luftojnë dhe po vdesin”, pas pushtimit rus në Ukrainë vitin e kaluar.
“Është tejet e veçantë ta fitoj këtë titull duke qenë në gjendjen që ndodhem tani”, tha Kostyuk pas triumfit.
Ajo ka qenë shumë e zëshme kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe nuk e kishte përshëndetur për dore as tenisten bjelloruse Victoria Azarenka në US Open vitin e kaluar.
Bjellorusia është aleat kyç i Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
"I want to dedicate this title to Ukraine. It's a very special moment 💙💛"@marta_kostyuk | #ATXOpen pic.twitter.com/RKtWoGPKdP
— wta (@WTA) March 5, 2023