Ten Hag: Ronaldo është i gatshëm të startojë në ndeshjet e mëdha - NACIONALE

Ten Hag: Ronaldo është i gatshëm të startojë në ndeshjet e mëdha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, insiston se Cristiano Ronaldo është i gatshëm të fillojë ndeshjet e mëdha nga minuta e parë dhe këtë po e konsideron ta bëjë qysh në ditën e enjte në Ligën e Evropës kundër Real Sociedadit.

Ronaldo ka startuar vetëm në një ndeshje nga gjashtë të zhvilluara nga djajtë e kuq deri më tani në këtë sezon, në atë kundër Brentford që skuadra e trajnerit holandez u turpërua me humbje 4:0, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë dhe pastaj në të gjitha ndeshjet hyri në lojë nga banka rezervë.

Trajneri i United ka vënë në dukje faktin se Ronaldo nuk kishte një para-sezon pasi humbi turneun me skuadrën në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare që përkoi me agjentin e tij Jorge Mendes duke u përpjekur të krijonte një largim nga Old Trafford vetëm 12 muaj pas 37-vjeçari iu bashkua klubit të tij të vjetër.

Ronaldo bench Man Utd 2022-23

Megjithatë, me Antony Martialin ende të paaftë për t'u kthyer nga një dëmtim i Akilit dhe Ten Hag që mendon të bëjë ndryshime për t'u dhënë disa lojtarëve një mundësi, Ronaldo mund të hyjë në planet e holandezit për fillimin e ndeshjes.

I pyetur se fituesi i pesë herë Topit të Artë a mund të startojë në ndeshjet në vazhdim, Ten Hag tha: “Sigurisht që po. Ai startoi ndaj Brentford, pastaj në ndeshjet në vazhdim jo, por ai është i gatshëm.”

Ronaldo Man Utd 2022-23

Harry Maguire, Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka dhe Fred janë disa nga lojtarët tjerë që nuk kanë pasur minuta të mjaftueshëm e që shpresojnë të luajnë nga fillimi në ndeshjen e Ligës së Evropës, nesër.

Përveç Sociedadit, në grup me djajtë e kuq janë edhe Sheriff nga Moldavia dhe Omonia Nicosia e Qipros.

Sidoqoftë, Ten Hag ka paralajmëruar se këtë garë nuk do ta marrë si të lehtë, e cila është e vetmja ku Manchester United ka triumfuar në gjashtë vitet e fundit.

Ten Hag Man Utd 2022-23

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Duam të fitojmë çdo garë, kështu që do t’i marrim të gjitha seriozisht. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, por një skuadër të madhe dhe kjo është e qartë. Ky është mentaliteti që Manchester Unitedit i duhet.”

Më pas vazhdoi: “Nuk mund t’i mbajë të gjithë të lumtur, por të gjithë do të marrin kohën e duhur nëse ata paraqiten mirë. Na nevojitën të gjithë sepse kemi shumë ndeshje, si në Kupë ashtu në Premierligë e gara evropiane.”

“Kur skuadra është duke shkuar mirë, kur lojtarët paraqiten mirë, ju qëndroni në fushë. Për lojtarët që janë jashtë dhe kur i jepet mundësia, mund ta japin më të mirën e tyre dhe të tregojnë se janë më të mirë se ata që kanë startuar”, tha për fund Erik ten Hag.

Lajme të ngjashme