Tebas sulmon Premierligën: Ata shpenzuan dy miliardë euro, prandaj futbolli është i paqëndrueshëm
Presidenti i LaLigës, Javier Tebas do të raportojë Premierligën në UEFA për 'shpenzime të paqëndrueshme' dhe për shkaktimin e 'inflacionit në transferime' pasi klubet shpenzuan pothuajse 2 miliardë euro, duke paralajmëruar se mungesa e kontrollit mund të 'rrezikojë' futbollin evropian.
Presidenti i La Ligas ka frikë se shpenzimet rekord të Premierligës prej gati 2 miliardë eurosh janë një rrezik për 'futbollin e qëndrueshëm evropian' dhe si i tillë ka filluar një raport me shkrim për organin qeverisës.
Përderisa klubet në ligën më të mirë angleze grumbulluan një faturë të madhe prej gati 2 miliardë eurosh të shpenzuara për lojtarët, skuadrat në La Liga u renditën pas Serie A-së dhe Ligue 1 për shpenzimet me vetëm '466 milionë euro'.

60-vjeçari tha: “Të ardhurat e Premierligës janë 1.8 herë më shumë se LaLigës ose Bundesligës, por kjo shumë negative është 20 herë më shumë se e ligës spanjolle e cila ka kontroll shumë të mirë financiar.
Diçka nuk ka kuptim atje, pra çfarë po ndodh? Ka shumë fletore financiare që dalin nga klube si Manchester City që kanë nënshkruar me një sasi të caktuar lojtarësh. Edhe liga e dytë angleze humbi 3 miliardë euro gjatë pesë viteve. Kontributet e kapitalit nga pronarët e klubeve nga klubet e Premierligës bënë që të kompensohen humbjet në krahasim me La Ligën”, vazhdoi tutje Tebas.

“Ka pasur 277 milionë euro rritje të kapitalit në La Liga. 2376 milionë euro në Premierligë të cilat janë kontribute dhe kredi të dhëna. Në ligën e dytë angleze ishte 1385 milionë euro. Do të ishte normale nëse ata do nënshkruanin dy herë më shumë me lojtarë, por ata kanë shpenzuar shumë më tepër se edhe aq. Kjo mund të jetë e mundur vetëm nëse pronarët i nxjerrin librat financiar dhe këto janë modele të ndryshme.
E di që Premierliga ka një model për të kufizuar humbjet në 125 milionë euro, a duam ne modele të paqëndrueshme? Çfarë ndodh nëse pronarët ndalojnë së shpenzuari paratë? Ne mund t'i lejojmë sheikët dhe kompanitë e mëdha të hyjnë këtu për të blerë klube. PSG mund të marrë më shumë gaz sa herë që duhet të blejë më shumë lojtarë ose të përdorë një biznes të lidhur.”
Tebas për fund tregoi se e kupton se ka ndryshuar industria e futbollit, por nëse nuk ka kontroll sipas tij mund të rrezikohet futbolli.
“Industria e futbollit ka ndryshuar dhe ka shumë më tepër para. Nëse nuk ka kontroll, atëherë ne mund të rrezikojmë vetë industrinë. Dy garat që janë më të qëndrueshme janë LaLiga dhe Bundesliga dhe ne duhet të luftojmë vërtet për qëndrueshmëri.
10 vjet më parë nuk ishim si Bundesliga, por jemi tani. Ne do t'ia japim të gjithë këtë UEFA-s dhe është e rëndësishme për të gjitha ligat e tjera evropiane pasi ne duam një futboll të qëndrueshëm evropian.”
Në afatin kalimtar të fundit, Barcelona ishte e vetmja skuadër spanjolle që u shfaq në top 20 listën e klubeve me shpenzimet më të larta, por rregullat strikte të Fair Play Financiar të LaLigës kanë rezultuar të kushtueshme për katalunasit.

Për të respektuar kufizimet e Tebas, ata u detyruan të shesin disa asete tregtare në një përpjekje për të balancuar librat dhe për të regjistruar të shtatë nënshkrimet që bënë këtë verë.
60-vjeçari shpesh e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes, pasi ka folur vazhdimisht kundër shpenzimeve të mëdha të Manchester Cityt dhe PSG-së, ndërkohë që pohon në mënyrë të diskutueshme se ndeshjet e La Ligës mund të zhvillohen jashtë Spanjës në një përpjekje për të rritur profilin e divizionit jashtë shtetit.

