Chelsea thyen rekord për shpenzimet në afatin kalimtar veror - NACIONALE

Chelsea thyen rekord për shpenzimet në afatin kalimtar veror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Transferimi i fundit i sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang për 12 milionë euro ka çuar shpenzimet e pronarëve të rinj të Chelseas afër shifrës 313 milionë euro, çka është rekord për një afat kalimtar veror.

Ky jo vetëm që është rekord për të kaltrit e Londrës por edhe të skuadrave mbarë botërore, me vetëm Real Madridin që sillet përafërsisht te e njëjta shifër në afatin e vitit 2019.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, do duhet të ishte i kënaqur me marrëveshjet e siguruara, pasi këta futbollistët që ka kërkuar, ia ka sjellë pronari Todd Boehly.

Gjermani do të tentojë që me lojtarët e rinj ta rrisë skuadrën në stërvitje dhe të tentojë të ri-gjejë formën, pas një fillimi jo fortë të mirë në Premierligë.

Një tjetër lojtar që pritet t’i bashkohet Chelseas është Denis Zakaria në formë huazimi nga Juventusi, por ende nuk është publikuar ndonjë komunikatë nga klubi se kur do të ndodhë kjo.

Lajme të ngjashme